Advertisements

Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë,Tanin i shqetësuar për “përpjekjet për të shtrembëruar ngjarjet e dhimbshme historike”.

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka shprehur shqetësimin e tij për siç është shprehur “përpjekjet për të shtrembëruar ngjarjet e dhimbshme historike”.

Kjo deklaratë e Tanin vjen pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 5 dhjetor deklaroi se masakra e Reçakut është “trillim”.

Vuçiq i bëri këto komente pasi Gjykata Themelore në Prishtinë, dënoi me dy vjet burgim ish-ministrin e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq, i cili në muajin mars, në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ish-ushtrisë jugosllave kishte thënë se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

“Tanin shpreh shqetësim serioz për përpjekjet për të shtrembëruar ngjarjet e dhimbshme historike. Ai gjithashtu thekson se është e nevojë e domosdoshme për një gjyqësor të pavarur pa paragjykime politike ose etnike. Tanin rikujton rëndësinë e të drejtës për lirinë e mendimit dhe të shprehjes, siç përcaktohet në nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe thekson se kjo e drejtë e fuqishme nuk duhet të jetë në kundërshtim me përgjegjësinë politike të zyrtarëve që të kenë një diskurs që mbron besimin e ndërsjellë dhe respektin”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga misioni i UNMIK-ut, transmeton REL.

Deklarata e presidentit serb Vuçiq nxiti reagime të zyrtarëve në Prishtinë, por edhe të zyrtarëve ndërkombëtarë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë tha se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë “janë të papranueshme”, ndërkaq, Bashkimi Evropian tha se ngjarjet e vitit 199 në Reçak janë “të pamohueshme”.

Në vitin 1999, në Reçak u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe. Masakra e Reçakut njihet si një nga ngjarjet që shënuan kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close