7 Dhjetor i Vitit 536, gjenerali bizantin Belisarius hyn në Romë

7 Dhjetor 536 – Nën urdhërat e perandorit Justinian për të rimarrë Italinë, gjenerali bizantin Belisarius hyn në Romë pa hasur kundërshtim; trupat gote ikin nga kryeqyteti. Flavius Belisarius (505-565) ishte i rëndësishëm në projektin ambicioz të Justinianit për ripushtimin e territorit të Mesdheut që Perandoria Romake e kishte humbur më pak se një shekull më parë. Belisarius, ashtu si Justiniani, rridhte nga familje ilire. Që në moshë të re ai u bë ushtar, dhe Justiniani e mori pranë si truproje.

Një nga karakteristikat përcaktuese të karrierës së Belisarius ishte suksesi, pavarësisht niveleve të ndryshme të mbështetjes nga Justiniani. Por sipas një historie që kishte fituar popullaritet gjatë Mesjetës, vitet e fundit të jetës së Belisarius nuk ishin aq të mira. Tregohet se Justiniani i pakënaqur nga Belisarius, i cili nuk kishte mundur të parandalonte një rebelim, urdhëroi verbimin e tij, duke e shndërruar gjeneralin besnik në lypës të pastrehë nëpër rrugët e Romës. Shumë historianë thonë se kjo është histori e sajuar për të treguar sesa mizorë ishin perandorët e asaj kohe.

Por biografi i tij kryesor, filologu britanik i shekullit XIX, Philip Stanhope, thotë se ngjarja është e vërtetë. Një bust i Belisarius nga skulptori francez Jean-Baptiste Stouf ndodhet në Muzeun J. Paul Getty, Los Anxheles, dhe e paraqet ish-gjeneralin si një lloj shenjtori laik, duke ndarë vuajtjet me të varfërit. Ndërsa piktura më e famshme nga Francois-Andre Vincent (shek. 18), e tregon Belisarius të verbër duke lypur dhe ushtarin që jep lëmoshë, i cili befasohet kur njeh ish gjeneralin e tij në gjendje të mjerueshme; piktori kombinon bamirësinë me padrejtësinë dhe ndryshimin e papritur të ushtarit kur njeh komandantin e tij të vjetër.//Kalendari Enciklopedik Shqiptar/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close