Advertisements

Rama në Durrës me inxhinierët izraelitë

ATSH/- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës sot në Durrës, pa nga afër bashkë me inxhinierët e ardhur nga Izraeli, disa pallate dhe banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Inxhinieri izraelit i tregoi kryeministrit Rama, kamera termike që bënë radiografinë e mureve.

“Kamera termike tregon faktikisht se të gjitha kolonat janë të gjitha në rregull”, tha Rama.
Inxhinieri izraelit u shpreh se “këtu ka dëmtimi në ndërtesa, por themelet janë të mira. Prandaj, duhen bërë vetëm riparime nga jashtë.

“Inxhinierët nga Izraeli janë më të mirët në botë për këtë punë, merren me këto çështje gjithandej dhe faktikisht ajo që thonë është se nuk ka asnjë problem, janë prishur muret, por struktura është shumë e qëndrueshëm dhe ajo që duhet bërë të riparohen dëmet në mure, muret janë si lëkura, lëkura mund të digjet, por ripërtërihet. Nuk na mban lëkura në këmbë na mban skeleti”-, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “skeleti është në rregull. Inxhinierët izraelitë thanë se në momentin e parë u krijua panik se u duk sikur gjithë pallatet dolën jashtë përdorimi, faktikisht janë mbi 90% të tyre që janë të rikuperushme. I gjithë ky kompleks është i rikuperueshëm, edhe aty ku duket çarje e madhe nuk ka asnjë kolonë të dëmtuar”.
Inxhinieri izarelit i tha kryeministrit Rama se ju i keni inxhinierët shumë profesionistë.
“Kolonat janë të mira, po kështu edhe tavani. I vetmi problem janë vrimat e mëdha në mure. Pra, duhet ta shembim murin dhe i japim fund, e ndërtojmë prapë. Sugjerojmë që muret t’i bëjmë më të forta”-, tha inxhinieri izraelit.

Kreu i qeverisë u shpreh se kolonat janë në rregull.

Ministri Çuçi tha se “sot ka ardhur ekipi i bashkisë për riparimet dhe që sot do fillojmë që sot me dëmet e pallatit, ka dëme vetëm në katet e para , katet e tjera janë në rregull besoj se shume shpejt këtu çdo gjë do të kthehet në normalitet”.

Gjatë bisedës me një banore të pallatit, shtëpia e të cilës është dëmtuar, inxhinieri izraelit tha se “pas kësaj katastrofe duhet ta puthësh shtëpinë, sepse ju ka mbrojtur pavarësisht mureve. Shtëpia ju ka mbrojtur struktura është shumë solide, shikojmë të çarat, por ska problem se ka pasur shumë tronditje. Tani do punojmë që ti bëjmë muret më të forta, më të mira që të jenë edhe më të qëndrueshme.

“Ti ishe vetëm ne tani jemi me ty dhe zoti ju ka mbrojtur”, tha inxhinieri izraelit.

Një punonjëse e bashkisë së Durrësit tha se kemi ngritur një grup pune brenda ndërmarrjes Rruga, një brigade prej 100 punëtorësh, të cilat pas vlerësimeve të ekspertëve të huaj do të bëjnë meremetimet dhe riparimet e strukturave. Kryesisht janë suvatime, meretime dhe pak punime elektrike”.

Sipas saj, më të dëmtuara janë katetet e param të dyta e të treta, sepse ato kanë pasur edhe goditjen më të madhe.

Ndërsa në takimin e banorët e gjendur në oborret e pallateve , Rama tha se “muret nuk janë problem, por vetëm struktura. Nga analiza e inxhinierëve izraelitë rezulton se struktura është e fortë”.

“Nëse pallati ka probleme strukturore do shembet dhe do bëhet nga e para, nëse ska do riparohen muret. Ju nuk do paguani asnjë lekë për riparimet, kjo është pak por e sigurt”, iu përgjigj Rama interesit të një banoreje duke shtuar se riparimet në banesat e dëmtuara do të fillojnë sot.

Kryeministri Rama kërkoi që riparimet të monitorohen dhe të bëhen tamam nga ana teknike.

Rama u premtoi banorëve se çdo gjë do bëhet sipas rregullit dhe çdo shtëpi apo pallat që është ende e pabanueshme nuk do të thotë se nuk është e rindërtueshme.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close