Advertisements

Shqiponja dhe Ylli i Davidit. Kombinimi perfekt për një dashuri të përjetshme mes shqiptarëve dhe hebrenjve

Shqiptarët dhe Hebrenjtë (Izraelitët) janë dy popuj nga më të vjetrit e historisë njerëzore të përmasave biblike ,shkruajnë disa vrojtues historie ,e njëri nga ta është edhe publicisti Fahri Xharra.

Shqiptarët njihen edhe si shpëtimtarët e hebrejve gjatë Luftës së Dyë botërore ,kur ata u ruajtën dhe u fshehën në familjet shqiptare nga përndjekësit nacist.

Izraelitët (hebrenjtë),jo pak iu kanë ndihmuar edhe shqiptarëve të Kosovës ,kur i kanë pritur edhe strehuar në Izrael refugjatët nga Kosova të ikur nga tmerret e soldateskes millosheviqiane të Serbisë.Një pjesë e mirë e elitës hebreje në Shtetet e Bashkuar si dhe nga bota e mbarë ka dalë në përkrahje të shqiptarëve të Kosovës gjatë asaj lufte.Eliot Engel,Tom Lantosh,Madeleine Albright……

Izraelitët dhe Shqiptarët vazhdojnë të çmojnë dhe përkrahin njëri tjetrin sa herë që është nevoja për këtë.
Edhe këtyre ditëve kur Shqipëria dhe shqiptarët po kalonin në ditët traumatike pas tërmetit shkatërrues,Izraelitët erdhën si miq për të ndihmuar në rimkëmbje.

Atyre ditëve Yuval Rotem, Drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Izraelit në një postim në rrjetet sociale kish shkruar “Të dashur miq në Shqipëri, Izraeli qendron afër jush” – ku poston edhe foton e ekipit Izraelit që kishte ardhur në Shqipëri.

Përderisa faqja e miqësisë Izrael-Shqipëri kishte shkruar “Shqiponja dhe Ylli i Davidit. Kombinimi perfekt për një dashuri të përjetshme!”duke omentuar foton e postuar me ekipin e Izraelitëve që po bënin shqiponjën me duar!
e mrekulleshme kjo dashuri dhe respekt i dyanshëm në mes të dy popujve të sterlashtë.

//Shkruar nga Xhelil Arifi/Proinformacion.com/

 

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close