Advertisements

VMRO-DPMNE-JA KËRKON LIGJ TË RI PËR GJUHËT

VMRO- DPMNE-ja opozitare këmbëngul për miratimin e një ligj të ri për gjuhët, i cili do të ishte në përputhje me Kushtetutën, ligjet tjera, parimin e funksionimit të tij, por edhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Partia më e madhe opozitare thekson se po të merreshin parasysh në kohë kërkesat e VMRO-DPMNE-së që të mos miratohej ligji para se ta vlerësonte Komisioni i Venecias, vendi nuk do të ishte në këtë situatë.

U tregua edhe një herë se Zoran Zaev nuk ka koncept për shtetin, për ligje e drejtësi. Zaev ka koncept vetëm për politikë një-ditëshe, vetëm që të mbetet në pushtet, që të mund të vazhdojnë tenderët, shantazhet, ryshfeti, që të pasurohet klani në pushtet. (13:30-13:50) VMRO kërkonte të uleshim e të bisedonim, të bënim një tekst ligjor që do të ishte në përputhje me Kushtetutën, funksionimin ligjor dhe e tëra të dërgohej në Komisionin e Venecias, që të mos vinim në një situatë si kjo në të cilën e kemi vënë shtetin tani- tha Naum Stoilkovski, VMRO DPMNE

VMRO-DPMNE-ja hodhi poshtë kërkesën e partive politike shqiptare, Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës për zyrtarizimin e shqipes me Kushtetutë, duke thënë se VMRO DPMNE-ja nuk është kundër avancimit të të drejtave të qytetarëve që jetojnë në shtet, por vetëm në kuadër të Kushtetutës. Përndryshe, rekomandimi i Komisionit të Venecias thotë se Ligji për gjuhët duhet të rishqyrtohet, dygjuhësia në seanca gjyqësore duhet të mënjanohet si e drejtë, ndërsa në komunikimin institucional shqipja të kufizohet vetëm në formën e shkruar.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close