Michelle Bachelet:”Ky është kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore “
Ngrohja globale mund të shkaktojë kriza humanitare siç nuk e ka parë bota që nga vitet 40-ta të sheullit të kaluar, paralajmëron Komisionerja e Lartë i KB për të Drejtat e Njeriut.
Asnjë vend nuk do të kursehet nga kriza e klimës, tha Kileanja Michelle Bachelet në prag të Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut, e cila festohet të Mërkurën.
Ndryshimi i klimës tashmë po ndikon në të drejtën e jetës, shëndetit, ushqimit, ujit, strehimit dhe zhvillimit.
“Ndër sfidat e shumta humanitare që janë metastazuar gjatë dy dekadave të para të shekullit XXI, urgjenca e klimës në botë është ndoshta kërcënimi më i madh, globalisht i përhapur për të drejtat e njeriut që nga Lufta e Dytë Botërore,” tha komisionerja
Bota i ka borxh një falënderim miliona fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve që janë ngritur në këmbë dhe filluan të flasin për krizën, përfundoi ajo.
//Përgatitur nga Proinformacion.com/
Comments are closed.