ALMA HAXHIU, FITUESE E FESTIVALIT “KOSOVARJA KËNDON”

Mbrëmë në ambientet e Teatrit “Adriana” në Ferizaj kumbuan tinguj të muzikës burimore shqiptare. Për të 47-in vit me radhë hapi siparin festivali më i veçantë dhe jetëgjatë i muzikës “Kosovarja Këndon”.

Këtë vit, ky program nën organizimin e profesor Astrit Mustafës dhe udhëheqjen artistike të Fitim Bytyqit, solli cilësi e konkurrencë të denjë mes garuesve, të cilët morën vlerësimin profesional të jurisë së festivalit në përbërje të kritikut të muzikës, Sami Piraj, muzicientit e pedagogut, Nazmi Aliu, profesoreshës së pianos, Besa Luzha, të cilët edhe zgjodhën fituesit.

Me vendin e parë u shpërblye Alma Haxhiu, me të dytin Rina Kurtishi, ndërsa vendin e tretë e mori Loresa Zeqiri.

Çmimi special “Nexhmije Pagarusha” i takoi Diellza Halimit, ndërsa çmimi “Skënder Idrizi” i ndarë nga Klubi i Gazetarëve Ferizajas “Haki Braha” i takoi Rina Kurtishit.

Këngë e mirëfilltë shqipe, vlera të larta artistike e shije e kultivuar tashmë e publikut ferizajas ishin ato që spikatën këtë edicion të Festivalit “Kosovarja Këndon” që si rëndom përcjelljet nga orkestra e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” në Ferizaj.

Me mirënjohje të veçantë për kontribut u nderuan Fahri Beqiri, Zeqirja Ballata e Fetie Tërstena.

Edicioni i sivjetmë i këtij festivali ishte planifikuar të mbahej më 28 Nëntor, mirëpo tragjedia që shkaktoi tërmeti në Shqipëri, pikërisht në këto data, bëri që në shenjë solidarizimi dhe në respekt të zisë kombëtare, të shtyhet për datën e djeshme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close