Ja kush ndihmoi në vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe fshehjen e dëshmive

Gazeta Express publikoi fotografi të aktakuzës të të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, si dhe disa nga përmbajtjet e asaj aktakuze.

Nga shkrimi mund të lexohet se sipas aktakuzës, i dyshuari i parë, Nedeljko Spasojeviq, ish oficer policie, lehtësoi dhe siguroi rrugën për të dyshuarit pas vrasjes me veprimet e tij .

Oficerët Zarko Jovanoviq dhe Dragisa Markoviq lejuan dëmtimin e provave që u gjetën në vend kur u vra Oliver Ivanoviç.

Oficeri i policisë Rade Basara bashkëpunoi me një grup kriminal të organizuar nga Milan Radoiçiq, nga i cili mori urdhër për të mbuluar dhe eleminuar të gjitha provat dhe për të mos sqaruar kurrë krimin.

Marko Rosiq ,shoqëroi Ivanoviqin dhe në xhipin e tij u gjetën prova.

Sekretarja e Oliver Ivanoviqit, Silvana Arsoviq, dyshohet se i ndihmoi autorët pasi ajo e dinte që kamerat para zyreve të partisë ishin fikur me forcë dhe kështu ua lehtësoi atyre që të mos i gjironin gjatë vrasjes, shkruan express.

//Përgatitur nga Proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close