Advertisements

Kadri Veseli: Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me spastrimin etnik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha të martën se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik.

Veseli i bëri këto komente për gazetarët në Hagë, ku të martën përfundoi intervistimin para Prokurorisë së Specializuar për krime të luftës në Kosovë.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik, të cilin e ka synuar Serbia që ta bëjë në Kosovë”, tha Veseli.

Veseli, i cili ka qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, nuk tregoi se në çfarë cilësie është intervistuar nga prokurorët në Hagë, por tha se ashtu siç ka premtuar, edhe është paraqitur për intervistim para Prokurorisë.

Dhomat e Specializuara, deri më tani, kanë ftuar mbi 100 persona për intervistim, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të UKÇ-së, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.

Në mesin e tyre: Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja dhe Ramush Haradinaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë Speciale janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale, që lidhen me akuzat e ngritura në një raport të Këshillit të Evropës, më 2011.

Në këtë raport flitet për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri më 2000./rel

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close