Advertisements

Krishtlindjet në Islandë do të thonë shumë libra poshtë pemës së vitit të ri.

“The Jolabokaflod”, siç njihet atje, është një traditë e shumë adhuruar në këtë vend që prej vitit 1945.

Rreth dy te tretat e të gjithë librave të vitit botohen këtu vetëm në muajt e festës, nëntor dhe dhjetor.

“Kjo është periudha më e ngjeshur e vitit për botimet; gjatë këtyre dy muajve ne nxjerrim në treg një numër të madh librash, edhe pse mbetet sërish një sfidë që të tërheqësh vëmendjen e mediave dhe lexuesit. Arsyeja përse ekziston Jolabokaflod është sepse kemi të bëjmë me një treg të vogël dhe librat kushtojnë goxha. Kështu që nuk mundesh t`i blesh gjatë vitit, se nuk të del. Librat që dalin në këtë sezon janë me çmime të leverdishme”, ka thënë Lilja Sigurðardóttir, shkrimtare.

“Letërsia është shumë e rëndësishme në Islandë. Besoj se është ajo formë arti me të cilën arrin ta lidhë veten dhe publiku i gjerë”, tha Sigrún Hrólfsdóttir.

Në vigjiljen e krishtlindjeve, islandezët tradicionalisht shkëmbejnë mes tyre libra. Sipas të dhënave të shoqatës së botuesve të Islandës, të paktën 7 në 10 banorë të këtij vendi blejnë të paktën një libër si dhuratë për kërshëndella.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close