Advertisements

Napoleoni humbi betejën e Waterloo-së-ja pse

Dhimbjet e padurueshme të Napoleonit në zorrë e detyruan të shikojë Betejën e Vaterlosë në prapavijë. Gabimet e gjeneralëve të tij që çuan në humbjen e madhe. Eshtë 18 Qershor 1815 pranë Vaterlosë, në Flamandë. Lindja e diellit sapo ka ndodhur. Binte shi gjithë natën dhe toka ishte e butë dhe me baltë, aq sa artileria franceze do të rezultonte më pak e rrezikshme se zakonisht, pasi predhat e saj zhyteshin në tokën e butë, dhe ndaleshin në vend të kërcenin, duke vrarë më pak ushtarë. Dalë-ngadalë dhe ndërsa dielli po ngrohte atmosferën, toka filloi të thahet. Gruri mbulonte fushat që ndanin pozicionet franceze nga ato angleze, të cilat gjendeshin të rreshtuar pas kreshtës së kodrave që bllokonin rrugën për në Bruksel, duke qenë kështu pak të dukshëm nga kundërshtarët e tyre.

Rreshtat e ushtarëve që u afrohen anglezëve, sapo dëgjojnë daullet dhe midis tyre gjuajtjet e topave, zhduken në fushat me grurë. Dhe kur artileria e armikut fillon të kundërsulmojë, tymi nga baruti mbulon gjithçka. Shkurt, në Waterloo, asgjë nuk mund të shihet midis drithërave, tymit dhe avullit. Por nga ana tjetër, kjo ndodhte pothuajse gjithmonë. Dhe gjeneralët e kohës, në mënyrë që të mund të kishin të paktën një shikueshmëri minimale, qëndronin në një kodër mbi kalë që gjendej në shpinën e ushtrisë dhe prej andej, ashtu si në një lojë shahu, lëviznin njësitë dhe mobilizonin rezervistët e tyre. Por Napoleoni, i cili vuante nga hemorroidet, vështirësohej të qëndronte në shalën e kalit të tij (ndërsa Wellington nga ana tjetër kalëronte në fushëbetejë pa u lodhur), lëvizte me karrocë dhe drejtonte luftën kryesisht nga prapavija. Në një moment dhimbjet bëhen të padurueshme dhe perandori detyrohet të vihet nën kujdesin e mjekëve, të cilët vendosin acetat mbi plagët e tij dhe një lloj qetësuesi me bazë opiumin. Gabimet e gjeneralëve.

Napoleoni nuk e “vëzhgon” betejën, as me sytë dhe as me mendjen e tij: gjatë gjithë ditës komandat e tij taktike ishin të ngadalta dhe sigurisht nuk përputheshin me reputacionin dhe pozicionin e tij jo të qëndrueshëm. Sidoqoftë, drama mund të ishte shmangur nëse gjeneralët e tij ishin ata të triumfeve të vjetër. Por gjeneral i përgjithshëm nuk ishte më Bertie, njeriu që i besohej detyra të shndërronte komandat e Napoleonit në plane funksionale: u vra duke rënë nga dritarja e shtëpisë së tij, mbase vetëvrasje, mbase i vrarë nga besnikët e Burbonëve për të penguar ribashkimin e tij me perandorin. Në vend të tij është toger Sult, i cili nuk ka as aftësitë dhe as dhuntitë e paraardhësit të tij, ndërsa fusha e betejës drejtohet nga gjeneral Ne, një burrë trim, por pak inteligjent dhe gjeneral Grussey, i cili përndjek prusianët. Ose, ndodhta, që mendon se po i përndjek, pasi në të vërtetë pjesa më e madhe e forcave të tyre, pasi kishin bërë një rreth të madh, kthehen në Waterloo. Kështu, në orën 15.30, Ne, vendos të sulmojë anglezët, të cilët ndërkohë kanë zmbrapsur të gjitha sulmet e këmbësorisë franceze, me 5,000 ushtarë të kalorësisë së rëndë. Perandori i cili ishte tejet i munduar nga hemorroidet, ndodhej në prapavijë dhe nuk kishte dijeni, mbase as nuk e kuptoi dhe nuk e ndali.

Lëvizja e Ne kishte vetëm një justifikim: të detyronte anglezët të braktisin armët, të privonte këmbësorët anglezë nga mbështetja e artilerisë dhe të përparojë ushtrinë e tij. Kjo është diçka që Ne, megjithëse me humbje të mëdha, arrin ta bëjë. Por në këtë pikë dalin në skenë gozhdët, ose më saktë mungesa e tyre. Topat e kohës ishin makineri të rënda dhe të mëdha që vështirë prisheshin. Por kishte një mënyrë për t’i çaktivizuar: duke gozhduar një gozhdë pa kokë në vrimën ku vendosej fitili. Por ushtarët me armaturë të Ne nuk kanë gozhdë: ndoshta nuk kishin menduar të marrin me vete, ndoshta mund të gjenden të shpërndara në fushën e betejës. Kështu që, sapo kalorësia franceze latgohet, ushtarët anglezë dalin nga tetragonët e tyre mbrojtës dhe fillojnë të qëllojnë përsëri. Ushtarët e blinduar sulmojnë vazhdimisht, por gjithçka që mund të bëjnë është të masakrohen. Ndërkohë, prusianët rrisnin fuqinë në fushëbetejë dhe këmbësoria angleze fillon kundërsulmin e saj. Fundi përfundimtar i “tetarit të vogël” është afër. K.E

//Kalendari Enciklopedik Shqiptar

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close