RTSH publikoi 20 këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 58 të Këngës

 Këngët janë  përzgjedhura nga juria e drejtuar nga dirigjenti Zhani Ciko.

Këngët e këtij edicioni mbajnë vulën e kompozitorëve me emër si; Adi Hila, Darko Dimitrov, Florent Boshnjaku, Gramoz Kozeli, Eugent Bushpepa apo Fifi, që do të vijnë nën interpretimin e Albërie Hadërgjonaj, Valon Shehu, Uendi Mancaku, Aldo Bardhi, Arilena Ara, Tiri Gjoci, Kanita, Kastro Zizo, Eli Fara, Stresi, Genc dhe Nadia Tukiçi, Elvana Gjata, Sara Bajraktari, Robert Berisha, Bojken Lako, Devis Xherahu, Era Rusi, Gena, Renis Gjoka dhe Olta Boka.

Të 20 artistët do të ngjitën në skenë në datat 19 dhe 20 dhjetor e në natën finale të 22 dhjetorit, prej nga ku do të dalë përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion 2020, i cili zhvillohet në Rotterdam, Holandë, në maj 2020.

Aktiviteti më i rëndësishëm i RTSH-së i cili përmbyll edhe kalendarin artistik vjetor, këtë herë ka si regjisore Vera Grabockën, e drejtuese spektakli, Alketa Vejsiun.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close