Advertisements

Valë protestash kundër ndarjes së Çmimit Nobel shkrimtarit austriak Handke

Pas ndarjes së Çmimit Nobel për letërsi shkrimtarit austriak Handke ,ka pasur reagime nga anë të ndryshme për shkak të angazhimeve politike të shkrimtarit i cili ka dalur në mbrojtje dhe përkrahje të hapur regjimit vrastar të Millosheviqit.

Një ditë para se ndarjes së Nobelit për Letërsi t’i jepej shkrimtarit Austriak Peter Handke, përsëri janë lajmëruar kundërshtarët e ndarjes së çmimit të turpshëm. Një protestë u paralajmërua për sot në Stokholm në orën 18:00.

Në protestë, e cila do të zhvillohet rreth orës 6 pasdite në qendër të Stokholmit, do të jenë gjithashtu edhe nënat e Srebrenicës dhe Zhepës, pastaj përfaqësues të Shoqatës së Viktimave të Gjenocidit.

Disa vende, përfshirë Shqipërinë,Kosovën, Bosnien dhe Kroacinë, kanë njoftuar se përfaqësuesit e tyre nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Handkes.

Gjithashtu të hënën, në kryeqytetin Suedez u organizua një panel, ku Handke flisteu diskutua përsëri për masakrën ndaj boshnjakve në Srebrenicë.

Sipas njoftimit medial edhe gazetarja e njohur amerikane e CNN-it Christian Amanpur, në Twitter ka shmkruar : “Unë isha atje, të gjithë e dimë se kush është fajtor”.

Ish ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara Samantha Power, i cili e cila gjithashtu raportoi për media amerikane gjatë luftës në BiH, shkroi në Twitter përpara ceremonisë së çmimeve të nesërme: “Më 14 korrik 1995, unë postova një storje nga Sarajeva për Boston Globe” në raportimet e para për masakrën e Srebrenicës. Menjëherë pas kësaj, bota do të kuptojë masën e plotë të gjenocidit të kryer nga ushtarët e serbëve të Bosnjës, të cilët vranë 8,000 djem e burra boshnjak. Një fakt i pakundërshtueshëm “, argumenton Pauereva.

//Përgatitur nga Proinformacion.com/

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close