Banka e Pacollit dërgon në Rusi të dhënat private të qytetarëve të Kosovës

Janë të shumtë ata të cilët lidhjet e Behgjet Pacollit me Rusinë i kanë cilësuar si të dyshimta.Sipas Insajderit lidhjet e moçme të Pacollit me Rusinë e Boris Yeltsinit janë ri-përtërirë nga banka e tij.

Më tutje thuhet se Insajderi ka zbuluar se Banka Ekonomike të dhënat personale të klientëve të saj i dërgon për përpunim në një kompani me seli në Rusi. Sipas dokumenteve që ka siguruar gazeta te kjo kompani shkojnë të dhënat personale të kosovarëve si numri personal, adresa, detaje që lidhen me transaksionin si koha, vendi, tregtari, etj.

Pacolli, që njihet për lidhjet të fuqishme me ish-presidentin rus, Boris Yeltsini, ka 30 për qind të aksioneve në Bankën Ekonomike.
Sipas Insajderit Banka Ekonomike në të cilën aksionarë janë edhe vëllezërit e ministrit të Jashtëm, Aftim Pacolli, Selim Pacolli në dhjetorin e vitit 2013 ishte lejuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDHP) që të nënshkruante marrëveshje me kompaninë “Compass Plus LTD” me seli në Rusi për transferim të të dhënave personale të kosovareve te kjo kompani.

Shteti nuk e dinte saktë se çka në tërësi u morën vesh Banka Ekonomike dhe kompania me seli në Rusi, por edhe pas këtyre viteve deklarojnë që nuk iu duheshin më shumë informata.//Proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close