Akademia Bullgare e Shkencave dhe Arteve:Gjuha maqedonase nuk ekziston

Edhe pse më 1 gusht 2017, Bullgaria dhe Maqedonia Veriore nënshkruan një Marrëveshje Miqësie që parashikon gjithashtu zgjidhjen e çështjeve të historisë së përbashkët,Akademia Bullgare e shkencëave ka dalë me një qëndrim mohues kundrejt “gjuhes maqeonase”.

Akademia Bullgare e Shkencave dhe Arteve deklaroi se gjuha maqedonase nuk ekziston, dhe se ajo është një normë e shkruar-rajonale e gjuhës bullgare, dhe se qëndrimi maqedonas për këtë çështje është i rremë.

Akademia Bullgare e Shkencave tregon se “pretendimi se ekziston një gjuhë maqedonase prish marrëdhëniet midis dy vendeve”. Akademikët bullgarë e vlerësuan maqedonishten si të rreme pas miratimit të Kartës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve në gjuhën maqedonase, në 3 dhjetor.

“Një dokument nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë ka ngritur kundërshtime serioze shkencore. Pozicioni maqedonas është i rremë”, thuhet në një deklaratë nga Akademia Bullgare.

Pozicioni i akademikëve bullgarë është i barabartë me deklaratën e miratuar nga qeveria bullgare më 9 tetor, e ndjekur nga parlamenti bullgar, i cili thotë se “gjuha maqedonase nuk duhet të përmenden në dokumentet e Bashkimit Evropian”.

Takimi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë më 3 dhjetor të këtij viti miratoi “Kartën e gjuhës maqedonase”, e cila përmban, siç thuhet, fakte të njohura shkencërisht për gjuhën maqedonase.

/Përgatitur nga Proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close