Advertisements

LDK e do zotimin e Vetëvendosjes për postin e presidentit!

Gjatë ditës së sotme nuk do të takohen lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa. Kështu ka bërë të ditur vetë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në anën tjetër, LDK vazhdon me kërkesën e saj që në marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje të futet edhe posti i presidentit, madje kërkon edhe zotim.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se takim nuk do zhvillohet sot, por që paralajmëroi takime të shpeshta deri në arritjen e marrëveshjes. Ai tha se ende nuk ka rezultate konkrete në drejtim të nënshkrimit të koalicionit qeverisës me LDK-në.

Kurti: Sot nuk do të ketë takim

“Unë sa i përket çështjes së bisedimeve me LDK nuk mund të kem lajme të reja pa pasur rezultate konkrete. Këtë ua kam thënë edhe më herët po e përsëris sërish. Sot nuk ka takim do të ketë takime dhe komunikime të vazhdueshme dhe më të dendura derisa të arrijmë marrëveshjen që dëshirojmë të dyja palët… Kur t’i kemi rezultatet konkrete, jap lajme të reja nuk ka rezultate konkrete”, u shpreh Kurti.

I pyetur se thirrja e seancës konstituive nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi a paraqet presion për arritjen e koalicionit, Kurti tha presidenti u ka ofruar edhe më shumë kohë sesa që nevojitet.

Sipas tij në takimin e mbrëmshëm me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, janë pajtuar që të vazhdojnë takimet e radhës për të arritur marrëveshjen finale për formimin e Qeverisë së re të vendit.

Kurti: Me LDK-në u morëm vesh të vazhdojmë drejt një koalicioni të mundshëm

“Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë, sepse datë e fundit ka qenë 26 tetori. Unë shpresoj që na ka dhënë më shumë kohë se që na nevojiten. Dhe ne po bëjmë maksimumin që kështu do të jetë, mirëpo po e theksoj që për sa i përket rezultateve konkrete do t’i keni ato… Jemi marr vesh që të vazhdojmë shpejt drejt marrëveshjes, sepse populli ka vendosur ashtu. Nuk është këtu çështja e pleqësimeve të ndërsjella sa është një domosdoshmërie që na e ka imponuar 6 tetori”, tha ai.

Kreu i Vetëvendosjes e ka përsëritur se fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit nuk sheh partner tjetër në koalicionin qeverisës përveç LDK-së.

Optimist se koalicioni do të ndodhë së shpejti është shprehur edhe Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili tha se marrëveshja do të arrihet pa i kaluar afatet kushtetuese.

Avdyli tha se njëra nga çështjet që kanë mbetur pa u zgjidhur është edhe ajo e presidentit, për çka në këtë pikë Vetëvendosje kërkon një zotim për bashkëpunimin e ardhshëm.

Avdyli: Duam zotim nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e presidentit

“LDK është e interesuar që ky mandat të jetë 4-vjeçar, dhe në kuadër të mandatit të qeverisë në ardhje 4-vjeçar që do të krijohet janë edhe pozita e presidentit. Nuk duam të futemi në qeveri, e cila do të zgjatë deri në pranverën e viti 2021 dhe atëherë ne si parti të shkojmë të ndarë para kësaj sfide. LDK për punën e presidentit po kërkon një zotim, i cili është vetëm zotim për një bashkëpunim të ardhshëm LDK-Vetëvendosje , nuk është që e kemi të sigurt apo e kemi mundësinë që vetëm kjo marrëveshje jonë ta zgjedhë presidentin. Duam që ky zotim të vendoset dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë me pikat e ardhshme siç është qeveria… Më shumë ka rëndësi zotimi jo vetëm me letër, edhe me gojë, por edhe me mirëbesim”, tha Avdyli.

Ish-deputeti i LDK-së ka insistuar që posti i presidentit të jetë çështje që duhet të diskutohet nëse Lëvizja Vetëvendosje dëshiron të ketë partneritet me LDK-në.

Avdyli: Posti i presidentit duhet të jetë pjesë e diskutimit

“Posti i presidentit nuk është post që vjen nga zarfi. Ky post duhet të jetë pjesë e diskutimit nëse ne duhet të kemi një partneritet, nëse duam që postin e presidentit ta kemi si shkas për ta prishur qeverinë apo për ta rrëzuar në pranverë  e vitit 2021. Kjo është OK, por ne nuk jemi të interesuar që qeveria e ardhshme të mbarojë në vitin 2021, por jemi të interesuar që kjo qeveri të ketë sukses…Kushte tjera besoj që nuk kemi çdo gjë është e zgjidhshme dhe çështjet e vogla dhe çështjet që mund të jenë çështjet që mund të zgjidhet gjatë rrugës”, u shpreh ai.

Haxhi Avdyli tha se LDK është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, por nuk janë të interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje pasi në këtë mënyrë bllokohet vendi.

Presidenti Hashim Thaçi ka thirrur seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit më 24 dhjetor, në orën 9:00.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close