Advertisements

Pendesë e zhytur në mëkat *Poezi

Selvete Abdullahu

Kur ti hijen time e ndave përgjysmë
Luleve u fale ithtësinë
Me vesen e helmuar ngarend mbi petalet
Nektari i tyre i thatë mbeti edhe sot

Pse ma ndalë gjakun e ëmbël
Brenda shpirtit tim vlon loti për ty
Kur  ti si era vjen e shkon pa gjurmë
Dhe  gjakun ma ftohë n’arteriet e mia
Bash si akull më ngrinë
Zjarret e mia i lënë vetëm  dëshira

Mos ma humb vrullin e dashnisë
Një vlerë që verbuar e shikon
Nesër kur dielli rrezet t’i largon nga fytyra
Kërkuar mes shpirtit tënd atë hije ke
Që në dysh ndarë ke lënë

Mes mureve të lotit
E fatit diku strukur
Duke mërmëritur e pritur
Vetëm një erë të ngrohtë
Që vjen
E kurrë nuk shkon
T’i hap rrugë gjakut n’arterie
Që vlon
Për ty
Shumë vlon.

/Proinformacion.com/


 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close