USAID ndihmoi hapjen e mbi pesë mijë vende të punës në Kosovë

Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të flasë në ngjarjen e shënimit të sukseseve të aktivitetit të USAID-it Fuqizimi i Sektorit Privat, i cili filloi në vitin 2014.

USAID-i nisi projektin e Fuqizimit (EMPOWER) të Sektorit Privat për të ndihmuar bizneset në zgjerimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të tyre për shitje në tregje ku është identifikuar kërkesa për produkte të tyre, si dhe në rritjen e eksportit dhe të fituarit nga ana e punëtorëve të tyre të shkathtësive të nevojshme për të qenë konkurrent në treg.

Kjo u arrit përmes mbështetjes dhënë sektorëve të shënjestruar, në rradhë të parë atij të përpunimit të drurit, veshëmbathjeve, TIK-ut, energjetikës, dhe sektorëve të tjerë. Për të përmbushur kërkesën e bizneseve në rritje, Fuqizimi i Sektori Privat mbështeti trajnimin e 4.367 punëtorëve për të fituar aftësitë e kërkuara përmes kryerjes së praktikës profesionale nëpër ndërmarrje dhe sigurimit të trajnuesve, mbështeti drejtpërdrejtë rreth 613 ndërmarrje dhe investoi mbi 5 milion dollarë amerikan për të krijuar 5.109 vende të reja pune anembanë Kosovës.

Rezultatet e tilla u mundësuan përmes shfrytëzimit të efektit të bashkëfinancimit nga bizneset partnere duke siguruar në këtë mënyrë mbi 17 milion dollarë amerikan. Përveç kësaj, kjo mbështetje lehtësoi praninë e bizneseve kosovare në panaire lokale dhe ndërkombëtare si dhe në konventa të industrive të ndryshme, duke rezultuar me mbi 22 milion dollarë amerikan në shitje të raportuara. Përmes mbështetjes së Fuqizimit të Sektorit Privat, 71 kompani kosovare u pajisën me çertifikime ndërkombëtare për cilësi.

Kjo mbështetje e përgjithshme rezultoi me shitje të reja në vlerë prej 214 milion dollarë amerikan që realizuan bizneset partnere, nga të cilat gati 101 milion dollarë amerikan ishin nga kontrata të reja eksporti.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close