Advertisements

12 Dhjetor 1913 – Tabloja e vjedhur e “Mona Lizës” gjendet në Firence të Italisë

Dy vjet pasi ishte vjedhur nga Muzeu i Luvrit në Paris, kryevepra e Leonardo Da Vinçit, “Mona Liza” gjendet në dhomën e një hoteli Italian në Firence, ku jetonte Vinçenzo Peruxhia. Ky kishte punuar më parë në Luvër, dhe e kishte grabitur pikturën e famshme mëngjesin e 21 gushtit 1911, në bashkëpunim me disa të tjerë të veshur si punonjës të muzeut.

Leonardo da Vinçi, një prej piktorëve të mëdhenj italianë të Rilindjes, e realizoi “Mona Lizën”, portretin e gruas së qytetarit të pasur fiorentin, Francesco del Gioconda, në vitin 1504. Piktura, e njohur edhe si “La Gioconda”, përshkruan figurën e një gruaje me një shprehje enigmatike të fytyrës, që është e dykuptimtë dhe tërheqëse në të njëjtën kohë, e vendosur para një peizazhi vizionar.

Pas gjetjes së tabllosë, Peruxhia u dënua në Itali për grabitje, dhe kaloi në burg vetëm 14 muaj. “Mona Liza” u rrikthye përfundimisht në Luvër, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite, e ekspozuar pas një xhami antiplumb. Është ndoshta piktura më e famshme në botë, dhe shihet nga miliona vizitorë çdo vit.

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar/

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close