Advertisements

DJALLI ME VELLON E ENGJËLLIT

Periudha pas-komuniste ose periudha e tranzicionit (në Maqedoninë e Veriut) u shqua si periudhë e manipulimit të shqiptarëve, përkatësisht si periudhë e manipulimit me emocione nga ana e elitave politike shqiptare, të cilat për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, u shërbyen me metoda nga më të ndryshmet, gjithnjë duke e keqpërdorur besimin e atyre që i mbështetën përmes votës.

Prapa premtimeve të shumta elektorale, fshiheshin interesat e ngushta klanore. Përfaqësuesve të politikës shqiptare u mungonin kriteret e politikës së mirëfilltë. Me të do të merren ata që akoma as vetveten nuk e kishin bindur se kanë njohuri elementare për politikën. Pikërisht këta, në realitetin e ri, politikën do trajtojnë si një lojë fëmijësh. Ata që politikën e interpretojnë kryekëput si interes, ata do të vazhdojnë që djallin e tyre shpirtëror ta mbulojnë me vellon e engjëllit. U mbetet shqiptarëve ta bëjnë shkëputjen radikale, kuptohet vetëm nëse kanë mësuar diçka nga shumësia e pësimeve të njëpasnjëshme që ishin kryesisht me përfundime tragjike.

/Shkelzen Halimi


 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close