Advertisements

HIPOKRIZIA E FOLKLORIZMI KOMBËTAR

Nga Genc Sefa-Lushnja

Hipokrizia e folklorizmi kombëtar, është ves i njeriut dyfytyrësh, që hiqet sikur është atdhetar, i virtytshëm por me qëllimin që të përfitoj vëmendje, nga të tjerët e të luaj me ndjenjat kombëtare . Personat që kanë fjalë të mëdha, që mundohen disi të duken të sjellshëm e atdhetar, që në përgjithsi duken si të tillë, por nuk i përgjigjen asnjëher të vërtetës dhe realitetit, por që synim të vetëm e kanë t’i mashtrojnë të tjerët, nuk mund të kenë emër tjetër përveç hipokrit e folkloristë.

Thjeshtë, hipokrizia në aspektin e ç’ështjes kombëtare është shtirja e një njeriu që pandehë se zotëron cilësi, virtyte, besime, parime, mendime të kthjellta, i përvuajtur per hallet e atdheut, por që nuk i kanë asnjëren nga këto. Pra, personat e tillë me të drejtë i definojmë “dyftyrësha”, edhe pse ky emërtim sigurisht është i butë për këta tipa njerëzish që në shoqërinë tonë nuk janë të paktë, madje tipat e tillë po shtohen përditë e më shumë. Këto karakteristika janë pjesë e shumë patriotëve shqiptar që hallet e atdheut i zgjidhin në facebook, “ajka” e kombit ne rrjetet sociale ( respekt për përjashtimet pozitive)

Ky tip i “luftëtarëve e atdhetarëve”në rrugëtimin për famë, përmes rrjeteve sociale shprehin patriotizmin e tyre, por nuk punojn aspakt për të. Instrumentalizojnë gjithçka të mundshme në përpjekjen e tërheqjes së vëmendjes, në emer të kombit e atdhetarizmit të rrejshëm, dyftyrësh për interesa e ego personale, e famë ne opinion. Hipokritët e kombit tonë kan maskuar tej mase veten, sa që e kan vendosur një pjesë të konsiderueshme të popullatës, në dilema, e në huti. Kjo nga fakti se populli shpesh herë nuk mund të dallojë kush është patriotë, dhe kush hipokritë, kush esht vërtet atdhetar i çështjes kombëtare, e kush mashtrues!

Kur flasin gënjejnë, kur u besohet diçka nuk e mbajnë premtimin, dhe kur premtojnë nuk realizojnë.
Kanë një sëmundje të trashëguar kombëtare, për tu jetësuar dhe lartësuar nē baballar të kombit, thirren ne qëllime e ideale të mëdha, por nuk deshirojnë të sakrifikojnë për ato ideale.

Në këtë logjikë, proklamimi i këtyre karakteristikave për bartësit e hipokrizisë, bëhen kalë beteje në fushatat e Bashkimit Kombëtar ne rrjetet sociale, shndërohet deklarativisht në parim fundamental, por pa programe e aktivitete konkrete, e kombi vazhdon te rēnkoj i ndar e i copētuar, i rrënuar ekonomikisht e e me rinin që ka marr arratin, në pritje të këtyre hipokritëve tē zgjidhin hallet e kombit.

Kalimi në hipokrizi të tilla , shfaqet mjerisht në përmasa “tragjiko-komike” ne rrjetet sociale. Tragjike nga fakti se shumë prej propaganduesve të çështjes kombëtare, janë pikërisht shkaktarët e të kundërtës. Si pasojë e hipokrizisë e folkorizmit të tillë fallso, veq mediatik, e pa angazhim real në mesin e shqiptarëve, pushtuesit shekullor e fuqit e mëdha, shkelën mbi dinjitetin shqiptar, historinë, moralin, traditën dhe vlerat tona kombëtare duke kontribuar në masë shumë të madhe për copëtime tē tjera, e jo në bashkimin e kombit tonë.
Zoti e udhëzoftë drejtë kombin shqiptar, në angazhim konkret në rrugën e bashkimit.

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close