Advertisements

KRIMET E LUFTËS DHE SHARLATANIZMI I MINISTRIT TË JASHTËM TË KOSOVËS.


Shkruan: Alma Lama

Cfare lidhje ka ministri i jashtem apo MPJ me dosjet e krimeve te luftes, qe dashka t’i dorezoje ne prokurorine e Kosoves? Ku i ka marre ato dosje? Kush ja ka dhene? Ne cfare cilesie i posedon? Ne cfare cilesie do t’i dorezoje? Pse paskan qendruar sekret deri para tre-kater vjetesh, sic paska deklaruar? Ku kane qendruar? Si mund te merret qeveria me punet e gjyqesorit??

Keto jane disa nga pyetjet qe duhet ti behen ministrit te Jashtem te Kosoves, ne konferencen e sotme per shtyp, ku ish perpjekur te promovoje veten e tij edhe persa i perket krimeve te luftes.

Dosjet e krimeve te luftes kane qene ne duart e prokuroreve te Hages, e cila ato qe nuk i ka hetuar e gjykuar ia ka lene UNMIK-ut. Ky i fundit te gjitha dosjet ia ka dorezuar EULEX-it, ndersa misioni europian ia ka dorezuar prokurorise speciale ato qe kane mbetur pa u gjykuar.

Edhe Gjykata Speciale ka hetuar per llogari te vet dhe te shohim cilat do te jene rezultatet.

Ndersa nese ka deshmi te reja, ato shkojne ne prokurori dhe jo ne ministri te jashtme.

Nuk eshte pune e ministrit te jashtem te merret me krimet e luftes, apo te beje deklarata per efekte patrotike, qe automatikisht ngrene pyetjen: pse nuk e ci keni bere deri tani, cfare keni pritur?

Ministri ne fjale, i cili gjate luftes negocionte me Millosheviqin ne Beograd, si i derguar nga Moska, ka pasur rastin qe ne dialogun me Serbine te kerkoje demshperblim per krimet e luftes. Deri tani nuk i ka rene ndermend, sepse merrej me shfrytezimin e postit per pazare personale.

Ky sharlatanizem i ministrit, dhe i atyre qe e kane nxjerre aty, me qellim gjoja per t’iu kunderpergjigjur Serbise, nderkohe qe sot ne Hage ishte per intervistim nje figure e larte e UCK-se, nuk i ndihmon aspak Kosoves.

Perkundrazi, tregon se sa joserioze po tregohen institucionet per nje teme aq te ndjeshme e te dhimbshme, sic jane krimet luftes se shtetit serb ndaj civileve shqiptare dhe politikes se tokes se djegur.

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close