Advertisements

LOJA DHE KRIMI ME SISTEMIN ARSIMOR TË KOSOVËS PO VAZHDON


Nga Fadil Sahiti

Këta analistët politik, që na kanë bërë mendjen dhallë, kanë tendencë të fajësojnë mësuesit e Kosovës për gjendjen ku është katandis sistemi arsimor në Kosovë. I fajësojnë mësuesit edhe për një krizë që po vie. Nuk mendoj që kolegët e mi e kanë fajin për këtë gjendje. Kam mendim ndryshe.

Arsyeja përse mendoj kështu është sepse trupi mësimdhënës në Kosovë, nëse më lejohet të përdor një figurë që nuk mund t’i shkoj gjithaq situatës, është veç TEKNOLOGJI. Se çfare produkti do prodhohet në një fabrikë nuk varet krejtësisht nga teknologjia. Varet shumë nga produkti që kërkon menaxheri dhe inxhinieri të prodhoj. Varet nga aftësia që kanë menaxherët dhe inxhinierët për të bërë vendosjen adekuate të teknologjisë, nga mirëmbajtja e maqinerisë, nga mbikqyrja e procesit të prodhimit, e kështu me radhë.

Për mua, përgjegjës ekskluziv për rezultatet e PISA-së është klasa politike e Kosovës. Janë ministrat që e kanë qeverisur sistemin arsimor që nga pas lufta. Ata dhe vetem ata janë përgjegjës.

Edhe për këtë ligj dhe për moszbatimin e tij nuk e kanë fajin mësuesit. Ata kanë negociuar me qeverinë dhe atyre u është premtuar rritja. Duket ashiqare se kriza që po vjen është mirë e orkestruar dhe se ka qëllim të saktë politik. Nuk do përbënte asnjë lajm nëse thuhet se kriza të këtilla inxhinierohen nga politikanët tanë, janë produkt i makinacioneve dhe paturpësisë së klasës politike kosovare.

Turpi i radhës po vie!

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close