Në të gjitha shkollat, çerdhet dhe universitetet publike të Kosovës grevë dy orëshe

Në të gjitha shkollat, çerdhet dhe universitetet publike të Kosovës ka nisur greva dy orëshe në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi Ligjin e ri të Pagave deri në fund të muajit mars.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala konfirmoi se greva dy orëshe në të gjitha shkollat dhe çerdhet dhe universitetet publike ka nisur të mbahet sipas orarit të planifikuar.Ajo tha se grevë dy orëshe do të ketë edhe në orarin e pasdites.

Sipas saj kjo grevë nuk po mbahet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për atë që Avokati i Popullit, Hilmi Jashari e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo paralajmëroi se së shpejti do të mblidhet kryesia e SBASHK-ut për të marrë vendim lidhur me vendimin për pezullim të ligjit të pagave nga Kushtetuesja.

KosovaPress ka qëndruar mëngjesin e sotëm për të parë ecurinë e grevën në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Faik Konica” në kryeqytet,  por që nuk u lejua të hyjë në objektin e shkollës.

Edhe prindërit po shprehen se nuk janë të kënaqur që po mbahen këto greva sepse sipas tyre po dëmtohen nxënësit.

Kujtojmë që për shkak të pezullimit të Ligjit të Pagave edhe sektori i shëndetësisë është në grevë, derisa përkrahje i kanë dhënë edhe Sindikata e Policisë dhe ajo e Shërbimit Korrektues.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close