Advertisements

S’ka marrëveshje LVV-LDK

Ka përfunduar takimi në mes dy liderëve atij të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Pas këtij takimi nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se janë dakorduar që ti vazhdojnë takimet në baza ditore.

“Sot kemi pasë takim të gjatë, por besoj mjaft konstruktiv për të shkëmbyer të gjitha pozicionet tona për marrëveshjen që pritet të arrihet mes të dy subjekteve politike.Jemi dakorduar që të vazhdojmë takimet në baza ditore derisa të përmbyllim bisedimet. Kaq u dakorduam sonte”, tha Hoti.

Edhe deputeti i LVV-së Glauk Konjufca ka thënë se do të vazhdojnë takimet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“U pajtuam që takimet tona të jenë më të shpeshta, dhe për këtë arsye nesër sërish do të takohemi. Ka diskonim prej të dy palëve të arrihet marrëveshja.Ne jemi të pakënaqur me ndërrimin e datës së konstituivit të Kuvendit sepse presidenti nuk ka dhënë asnjë shpjegim”, tha Konjufca.

​​LVV dhe LDK ende pamarrëveshje, takohen nesër sërish

Prishtinë | 13/12/2019 18:47

Shpërndaje

Pas një takimi që zgjati gati tri orë mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, këto dy parti kanë bërë të ditur që takimi i radhës do të jetë nesër.

Sipas Avdullah Hotit nga LDK tha se janë dakorduar që të vazhdojnë takimet me Lëvizjen Vetëvendosje.

E Glauk Konjufca i LVV-së, tha se pasi kanë parë avancim të raporteve, do të vazhdojnë me takime.

Ai shprehu shqetësimin edhe me ndërrimin e datës për seancës konstituive të Kuvendit nga presidenti Thaçi. Konjufca tha se janë të pakënaqur, sepse siç tha presidenti nuk ka treguar se me kë ka biseduar për këtë ndryshim të datës. “Ne kemi dyshimet tona se pse është ndërruar kjo ditë”, tha ai.

Ai u zotua se brenda këtyre dy javëve do të përfundojë marrëveshja me LDK-në.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close