Është përuruar libri i Dr. Ramiz Abdylit, “Hasan Jakup Ferri – një jetë për atdhe”

Është përuruar të premten në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, libri i Dr. Ramiz Abdylit,  “Hasan Jakup Ferri – një jetë për atdhe”, raporton rtklive.com

Dr. Ramiz Avdyli tha për RTK se motiv për të bërë një libër për Hasan Jakup Ferrin, ishte një dokument 4 faqesh që ai kishte hasur në arkivin qendror të Shqipërisë, ku flitej midis tjerash për kullën e Hasan Ferrit, që kishte ngritur në Çakorr.

“Prandaj iu qasa hulumtimeve në arkiva të ndryshme dhe doli se Hasan Ferri ishte figurë madhore, djali i Jakup Ferrit, që ndër vite, luftoi kundër Malit të Zi, për pushtimin e Plavës dhe Gucisë dhe mori pjesë në lëvizjen çlirimtare anti-osmane, gjatë viteve 1908-1912”, ka thënë Dr. Avdyli.

Ai po ashtu ka propozuar që dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria, të shpallin heronjë Hasan dhe Jakup Ferrin, si dhe rruga që lidhë Deçanin me Plavën të ketë emrin e njërit nga këto personalitete. Gjithashu, Dr. Ramiz Avdyli propozoi që përmendoret e Jakup e Hasan Ferrit të ngriten në Plavë, atje ku kishin shtëpitë. Politika në Kosovë dhe Shqipëri, sipas historianit Avdyli, është vonuar për vlerësimin e këtyre figurave kombëtare.

Recensenti i librit Fehari Ramadani,  tha se autori ka shtjelluar me detaje tiparet e personalitetit të Ferrit.

“Ky studim është rezultat i një pune të gjatë shkencore e kërkimore e autorit. Autori hulumtimin e tij e thellon në burime të shumta dhe me një literaturë shumë të pasur. Ai ka shtjelluar në detaje me të imëta tiparet e këtij personaliteti kombëtar. Stili i posaçëm dhe gjuha e pastër që përdor autori rriti vlerën e librit”, ka thënë ai.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close