Ka ndrruar jetë,këngëtari i hiteve të paharruara të këngës së lehtë ,Irfan Blakçorri
Muzikës së lehtë shqiptare nga dje do t’i mungojë një emër i shquar, Irfan Blakçori, i cili ia kushtoi gjithë jetën tingujve dhe fjalëve.
Në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme ai është ndarë nga jeta dhe lajmin për ikjen e tij e kanë dhënë miqtë nëpërmes rrjetit social Facebook.
Kantautori Blakçori ishte padyshim një nga artistë më prodhimtar, i cili bëri publikun për vete me zërin unik dhe tekstet e bukura që shkruante.
Disa nga këngët e tij më të njohura janë: “Zogu i plagosur”, “Antigona”, e shumë të tjera.
Ndërkohë, Ministria e Kulturës përmes një telegrami ka ngushëlluar familjarët e Blakçorit./Kohanet.