NUMRI I FËMIJËVE TË BRAKTISUR KËTË VIT KA SHËNUAR RRITJE

Rastet e braktisjes së fëmijëve të porsalindur në Kliniken Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë gjatë këtij vitit ka shënuar rritje në krahasim me vitin paraprak. Ndër arsyet kryesore që i shtyjnë prindërit t’i braktisin fëmijët është gjendja e rëndë ekonomike në vend, si dhe mungesa e vullnetit të partnerit për të marrë përgjegjësi për një fëmijë jashtëmartesor, thanë për Radio Kosovën zyrtarë nga Klinika Gjinekologjike në Prishtinë.

Në bazë të statistikave që posedon Klinika Obstetrike Gjinekologjike  në QKUK, gjatë vitit të kaluar kanë qenë 39 raste të fëmijëve të braktisur, ku 30 prej tyre pas bisedimeve me prindërit biologjikë i janë bashkangjitur sërish familjes, kurse 9 prej tyre kanë përfunduar si fëmijë të braktisur. Kështu tha për Radio Kosovën drejtori i  Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli. Ai tha se numri i fëmijëve të braktisur këtë vit ka shënuar rritje.

“Kurse gjatë vitit 2019 kjo shifër është më e lartë. Deri me sot, kemi 43 raste të fëmijëve të lindur nga bashkëshortët e ndarë, prej tyre vetëm 13 kanë përfunduar si të braktisur kurse pjesa tjetër i janë bashkangjitur njërit apo të dy prindërve. Nga kjo që shihet është se kemi 10 fëmije të lindur më shumë në gjatë këtij viti si fëmijë të braktisur” theksoi ai.

Ndër arsyet kryesore që prindërit i shtyjnë t’i braktisin fëmijët është gjendja e rëndë socio-ekonomike, shtatzënitë e padëshiruara si dhe mungesa e vullnetit të partnerit për të marrë përgjegjësi për një fëmijë jashtëmartesor ose pas ndarjes së një qifti, thotë Hafize Hamza-Geci, punëtore sociale në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK.

“Arsyeja kryesore është gjendja socio ekonomike zakonisht janë rastet që lindin jashtë martese, dhe nuk përkrahën nga familja që ta marrinë ta rrisin një fëmijë. Nënat janë të papunësuara, nuk kanë përkrahje nga familja që t’i ndihmojë që ta rrisin një fëmijë  dhe kjo është arsyeja kryesore që i shtyn nënat t’i braktisin fëmijët e tyre”, tha ajo.

Musa Demiri, zyrtar për Informim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në një përgjigjeje me shkrim i ka thënë Radio Kosovës se gjatë nëntë muajve të vitit 2019 nga qendrat për punë sociale të vendit janë raportuar 22 raste të reja të fëmijëve të braktisur. Ndërsa në vitin 2018,  janë raportuar 28 raste të fëmijëve të braktisur.

Autor: Albulena Bytyqi/rtklive

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close