Çka mbanin mbi kokë gratë e Egjyptit të lashtë ?



shkruan Fahri Xharra

Historia si histori, përkundër saktësisë së saj matematikore, ajo është keqpërdorur për qëllime të ndryshme; një ngjarjeje të caktuar duke i shtuar apo munguar diçka me qëllim që t`i përshtatet kohës dhe dëshirës së shkruesit apo interpretuesit të saj.
Ne, lexuesit e saj me shekuj i kemi besuar. Kurse ne shqiptarët që nuk kishim gojë që të flasim e as s`dinim shkrim lexim shtyheshim me përralla. nejse !
Jo vetëm neve si shikues të muzeve apo lexues të shkrimeve për Egjyptin e vjetër, por edhe studjuesve nuk na ka prerë mendja që të pyesim , se pse janë këto gunga mbi kokat e grave dhe burrave gati në gjitha reliefët e lashta të kohës por edhe para kohës së faraonëve.
Por ata që e kanë mundësinë, shkollën , mendjen dhe mundësinë shkojnë edhe më lartë dhe me gjurmimet e tyre e zbulojnë të vërtetën Zbulimet më të reja, që e kanë vërshuar botën shkencore dhe lexuesit e zakonshëm, që ato “gunga” ishin një lloj i kapuçit konik, i cili ishte mjet dekorimi për të gjithë .

Si u zbulua?

Pra vazhdimisht, egjyptologët mbeteshin te habitur dhe nuk e dinin përgjegjën se pse ne shkulpturat dhe fotot e kohes , ishte një kapuçëz në formë të konit, gjithmonë i bardhë. Konuset mbi kokat e egjyptianëve të vjetër në të fotot që dihen e shihen që 1500 vjet rrjedhin nga koha e Ptolomejve , të cilët ishin sundimtar të Egjyptit. Ky kapuç, mbahej zakonisht në dasma dhe bankete, por ishte edhe simbol i lindjes dhe i plleshmërisë. Duhet të cekës se edhe kur varroseshin duhet të mbanin këtë kapuç.

A po iu merr mendja pra që ishte PLISI i lasht pellazg, epirot, maqedon, shqiptar ? Sigurisht që po. Ishte Plisi !
(për skeptikët ja edhe e shkruar në anglisht : “One headpiece depicted in sculptures and paintings has puzzled Egyptologists, though, and that is a small, cone-shaped cap, most often white, at other times bedazzled. The cones appear atop the heads of ancient Egyptians in visual representations spanning a stretch of nearly 1500 years from the early New Kingdom to the Ptolemaic period. They’re usually worn by banquet guests, people being rewarded by a king, or folks doing everyday things in the afterlife. Alternatively, the caps may be associated with childbirth and fertility.)

Në kohë e re në qytetin e vjetër Akhetaten ( Amarna ) arkeologet e zbuluan se atata kapuça ishin të vërtetë. Nxjerrjet nga varrezat e e Amarnes (nga ana e “McDonald Institute for Archaeological Research at the University of Cambridge “), aty ku u ç`gropuan 700 varre )

Ne foto poshtë , mbetjet e nje vashëje 29 vjeçare me plis në kokë

Zbulimi i tregoi se dinastia e Ptolomejve ishin maqedono- eepirot dhe se plisin ende e kishin në kokë , si shenjë e të parëve të stërlashtë të tyre.
Fatbardhësisht që as sllavët e as grekët nuk kanë plis, se na e kishin vjedhur edhe këtë pjesë të historisë

Referencat:

Strange Cones Depicted on the Heads of Ancient Egyptians Puzzled Scholars for Years. Now the Mystery Has Been Solved: They Were Hats


https://www.nationalgeographic.com/history/2019/12/ancient-egyptian-head-cone-mystery-solved/

Archaeologists have finally found ancient Egyptian wax head cones


https://www.livescience.com/ancient-egypt-head-cone-burial.html
https://www.smithsonianmag.com/smart-news/ancient-egyptian-head-cones-were-real-grave-excavations-suggest-180973750/

Fahri Xharra,14.12. 2019
Gjakovë/Proinformacion.com/

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close