Në Kalanë e Krujës tabela sinjalizuese pas tërmetit

ATSH/ – Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda në monumentet e kulturës së zonës së prekur, sidomos në kalanë e Prezës dhe atë të Krujës.

Që në momentet e para pas tërmetit u morën masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve pranë Kalasë së Krujës ku dëmtimet në të janë të dukshme.

Në Kalanë e Krujës tashmë janë vendosur tabela në dy gjuhë në ship dhe anglisht të cilat sinjalizojnë rrezikun për qytetarët.

“Që në orët e para, pas tërmetit të 26 nëntorit, morëm masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve, pranë Kalasë së Krujës, ku dëmtimet ishin të dukshme. Tashmë tabelat, që sinjalizojnë rrezikun, janë vendosur në shqip e në anglisht. Ju lutemi që të zbatoni masat e sigurisë”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close