Një tërmet 6,8 ballë Rihter godet ishullin e Mindanaos në Filipine

ATSH-AFP/ – Ishulli i madh i Mindanaos, në jug të Filipineve, u godit sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,8 ballë të shkallës Rihter, njoftoi Instituti amerikan i Gjeofizikës (USGS).

Banorët kanë dalë jashtë shtëpive dhe restoranteve pasi kanë ndjerë këtë tërmet të fortë, epiqendra e të cilit është lokalizuar disa dhjetëra kilometra në jug të Davaos, qyteti më i madh i ishullit të qytetit.

Instituti filipin i vullkanologjisë dhe sizmologjisë theksoi se pritet të ketë dëme.

USGS-ja konfirmoi se nuk do të ketë asnjë rrezik për cunami.

Filipinet ndodhen në “rripin e zjarrit” të Paqësorit, ku përplasja e pllakave tektonike shkakton lëkundje të vazhdueshme toke dhe një aktivitet të madh vullkanik.

Tërmeti më i përgjakshëm në arkipelag, që prej fillimit të matjes së magnitudave, ka qenë ai i vitit 1976 duke shkaktuar vdekjen e mijëra personave deri në 8 000 sipas disa vlerësimeve.

Tre tërmete me një magnitudë të lartë prej 6,0 ballë të shkallës Rihter goditën ishullin e Mindanaos në muajin tetor duke shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe dëmtimin e shumë banesave, shkollave dhe shtëpive./

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close