Advertisements

Përgjegjësit për sigurinë e godinave para drejtësisë

Në Durrës arrestohen 9 persona, 8 në kërkim. Akuza nga shpërdorim i detyrës deri në vrasje.

Hetimet e nisura nga Prokuroria e Durrësit për dëmet materiale dhe viktimat e tërmetit të 26 nëntorit kanë dhënë rezultatet e para. Drejtoria e Policisë së Shtetit, rrethi i Durrësit, në një deklaratë zyrtare njoftoi të shtunën, (14.12.2019) se grupi hetimor i ngritur “për kryerjen e veprimeve, dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara nga tërmeti për të vënë para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës, përfundoi fazën e parë të punës me arrestimin e 9 personave dhe  8 të tjerëve që janë në kërkim”.

Nga hetimet e deritashme dyshohet se “dëmtimet e rënda të godinave të banimit dhe humbja e jetës së viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit janë shkaktuar edhe si pasojë e kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standartet në fushën e ndërtimit,” thekson deklarata e Policisë së Shtetit, Durrës.

Çfarë përfaqësojnë 9 të arrestuarit dhe 8 të kërkuarit?

Në bazë të listës së publikuar nga Policia e Shtetit, rezulton që 9 të arrestuarit dhe 8 personat në kërkim janë ndërtues, ish-nëpunës në administratën e bashkisë dhe institucioneve lokale në Durrës, supervizorë të ndërtimit që dyshohet se nuk  kanë zbatuar  ligjet me veprimet apo mosveprimet e tyre. Emrat e tyre janë të lidhura me procesin e ndërtimit të pallateve, godinave të banimit dhe hoteleve në zonën e Durrësit, ku humbën jetën 26 vetë. Ata janë ish-funksionarë në  zyrat e administratës lokale, ndërtues, kolaudues e supervizorë të punimeve si edhe pronarë të dy hoteleve që shkatërroi tërmeti.

Prokurorja e Prokurorisë së rrethit të Durrësit, Anita Jella u deklaroi mediave se objekti i hetimit lidhet me “zbatimin e rrregullave prej  ndërtuesve formalë dhe informalë, zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që miratuan lejet e ndërtimit apo legalizimin e banesave informale. Grupi hetimor ka gjetur paligjshmëri në objektet ku u shkaktuan viktimat”.

Akuzat – nga shpërdorim detyre deri në vrasje

Akuzat e prokurorisë për të arrestuarit dhe ata në kërkim variojnë nga “shpërdorim i detyrës” në  “falsifikim dokumentash “, “vrasje me dashje” dhe  “vrasje në rrethana cilësuese”, kjo e fundit për dy ndërtues informalë në hotelet e shkatërruara në plazhin e Durrësit.Hetimet kanë filluar  edhe nga prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krujës, që përfshin fshatin Thumanë.

Arrestimet në Durrës dhe ato të pritshme nga hetimet në Tiranë dhe Krujë janë rezultatet e para të angazhimit që mori Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela, në 5 dhjetor, ditën e parë të marrjes së detyrës për të ҫuar  para drejtësisë të gjithë ata pjesëmarrës në procesin e ndërtimit, që duke mosrespektuar rregullat dhe standaret që parashikon ligji, shkaktuan viktima dhe dëme të mëdha materiale./dw

 

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close