Advertisements

Albin Kurti (LVV) flet për mundësinë e takimit të tij me përfaqësues të Listës Serbe

Lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se do të takojë përfaqësues të Listës Serbe dhe do të bisedojë me ta për ta kryer obligimin kushtetues dhënien e një ministrie për serbët.

Kurti thotë se duke mos pasur përfaqësues të tjerë të minoritetit serb në Kuvend, përpos Listës Serbe, atëherë ai do të takohet edhe me këtë subjekt, të cilin lideri i VV’së e quan zgjatim të Beogradit.

“Deri në ditën e certifikimit të zgjedhjeve, kemi shpresuar se ndoshta do të mund t’ia dalë një deputet tjetër serb, i cili nuk është i Listës Serbe. Problemi im me Listën Serbe nuk është pse ajo është serbe. Përfundimisht, me certifikim, u pa që kjo nuk është e mundur”, ka thënë Kurti në Euronesë të Shqipërisë.

Kandidati i VV’së për kryeministër thotë se do të takohet me Listën Serbe dhe do të veprojë ashtu sic parasheh kushtetuta, për dhënien e një ministre për përfaqësuesit serbë.

“Unë nuk dua t’i ekskomunikojë Listën Serbe, mirëpo unë dua të takohem me ta dhe ta shqyrtojmë këtë cështje dhe po e theksojë edhe njëherë, unë do ta respektojë Kushtetutën sa i përket kësaj cështje. Edhe sa i përket kësaj cështje, mirëpo duke mos e ngatërruar obligimin kushtetues me koalicion politik. Koalicion politik qeverisës me Listën Serbe s’kemi obligim të bëjmë”, ka thënë Kurti.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close