Advertisements

Andromeda, vajza e bukur që u sakrifikua te përbindëshi i tmerrshmëm i detit për të zbutur zemërimin e Poseidonit.

E shpëtoi Perseu dhe piktorët perëndimorë gjetën një burim të pashtershëm frymëzimi. Sipas mitologjisë, ishte e bija e Kifea, mbret i Kifinëve dhe Kassiopit. Dikur, nëna e saj pretendoi se ishte grua më e bukur sesa Nereidet, perëndeshat e detit. Kur e mësoi, Poseidoni u zemërua dhe shkaktoi një stuhi gjigande në Etiopi, me rezultat vendi të përmbytet. Megjithatë, perëndia e detit nuk u ndal aty.

Dërgoi një përbindësh të tmerrshëm deti, “Kraken”, i cili gllabëronte çdo gjë që i dilte përpara. Askush nuk mund ta ndalonte dhe si përfundim i’u drejtuan për ndihmë orakullit të Amona në Egjipt. Sipas profecisë, për të ndaluar fatkeqësia do të duhej të sakrifikonin Andromedën te përbindëshi. E çuan në një shkëmb që e godiste deti dhe e lidhën për ta ngrënë përbindëshi. Ndërsa Perseu po kthehej nga masakra e Meduzës, pa gruan në shkëmb dhe u mahnit nga bukuria e saj.

E liroi duke vrarë përbindëshin dhe e mori me vete në Serifos. Perseu ra në dashuri me Andromedën mbresëlënëse dhe donte të martohej me të, por Fineas, i cili ishte vëllai i babait të saj dhe i fejuari, gjendet në martesë dhe u grind me të, dhe si rezultat, Perseu i tregoj kokën e Gorgus dhe e ktheu në mermer. Andromeda me Perseu ikën në Argos, mbretëruan në Tirintha dhe patën gjashtë djem. Miti i Andromedës u pasqyrua në artin e piktorëve të mëdhenj të tillë si Titian, Rembrandt dhe Piero di Cosimo. Shihni më poshtë disa prej tablove më të bukura. K.E

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar/

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close