Hyrje masive u zbulua afër Antarktidës! Bazë e fshehur sekrete?

Antarktida ka qenë gjithmonë një vend misterioz i mbuluar me akull e borë,i cili ka zgjuar kurreshtjen dhe fantazinë e njeriut.

Në internet kohëve të fundit u shfaq një video ku shihet një vrimë misterioze në Antarktidë që duket si një hyrje e madhe e një shpelle.

Kjo vrimë e madhe misterioze është vërejtur përsëri në hartat e Google, e cila ka ngjallur shumë debate në internet, raportojnë mediat botërore.

Zbulimi, origjinaliteti i të cilit nuk mund të konfirmohet, erdhi nga autorët e kanalit ThirdPhaseFromTheMoon në YouTube, i cili postoi një video më 14 dhjetor, duke treguar një shpellë gjigande. Dy gjëra ishin të çuditshme për ta – origjina e kësaj hyrje të çuditshme dhe madhësia e saj mbresëlënëse.
Duke përdorur hartat e Googles, Blake dhe Bret Kazins treguan se vrima u shfaq për herë të parë në 2007 dhe u zhduk vetëm disa muaj më vonë. Ata dhanë një detaj tjetër, gjegjësisht që një vrimë e tillë gjigande, 83 metra e lartë dhe 75 metra e gjerë, nuk ekzistonte në vitin 2006.

Siç thanë ata, në shpellë mund të futen “qindra, në mos mijëra” njerëz . Duke folur për origjinën e kësaj vrimë, Bret Kuzins tha se mund të ishte rezultat i natyrës.

Ata gjithashtu treguan një strukturë të pazakontë që çon në një hyrje që ngjante me një shkallë.

“Kjo është mjaft e madhe ,sa për anije kozmike dhe pjata fluturuese apo edhe avionët tanë ushtarakë që të futen brenda. A është kjo baza?” Pyeti Bret Kazins./Proinformacion.com

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close