Advertisements

NIKOLLË BERISHA – KAPITENI I SHQUAR PUKJAN I GJERGJ KASTRIOTIT DHE ARBNISË.

8 kapitenët e shquar arbnorë të zënë rob dhe të masakruar nga tradhëtari Ballaban Pasha e Sulltani i Turqisë.

…”Në mëngjesin e ditës tjetër u duk Ballabani me gjithë ushtrinë e tij, që po vinte haptazi dhe i zbuluet të ndeshej me Gjergj Kastriotin, i cili sipas urdhnit të dhanë të vetëve, u nis kundër anmikut dhe të dy ushtritë u vërsulen mbi njana tjetren me aq vrull e forcë sa që asnjana palë nuk mposhtej, ndërsa beteja ndizej e ashpër dhe e tmerrshme. Në ato çaste vinë të pesëqind Kalorësit e zgjedhun në ndihmë të Princ Skanderbeut, tue mësye me hov të madh në brijtë e anmikut e tue i kallë aq frikë e tmerr sa turqit u detyruen të kthejnë kurrizin dhe të ia lëshojnë fushën anmikut (të tyne/arbnorëve), ku patën shumë të vdekun e të plagosun randë. Në ndjekje të fitores, ato të Skanderbeut arriten deri në vendin e caktuem prej ku nuk duhej kalue përtej. Kapitenët shumë trima, Muzaka i Angjelinës, Moisiu, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë Berisha, Gjergj Kuka, Gjurica e Gjin Manezi, secili prej tyne i aftë me komandue çdo lloj ushtrie, tepër të nxehun nga lufta, urrejtja dhe menia (mëria/inati) që kishin ndaj Ballabanit e ndaj turqëve, e harruen urdhnin e Gjergj Kastriotit, e kaluen shumë përtej vendit të ndaluem dhe u rrethuen nga një skuadër anmike, ku, pas një luftimi t’ashpër e t’egër, mbasi vranë shumë anmiq turq, e hapën rrugën me forcën e armëve, kaluen përmes asaj lugine dhe hypen mbi kodrën, ku ishin disa forca të tjera të Pashës, që i kishin mendue e marrë për të Krishtenë e miq.
Këtu u rrethuen përsëri prej shumë turqëve, e megjithëse luftuen trimnisht, u kapën të gjallë dhe u çuen para Ballabanit të poshtër, i cili menjëherë i nisi në Kostantinopol. Kur e mori vesht Princ Skanderbeu atë ngjarje fatkeqe, dërgoi shpejt një Ambasador në Kostantinopol te Sulltan Mehmeti, me lutje që të kishte mirësinë të ia kthente të tetë robt, në shkëmbim me rob të tjerë turq dhe me aq argjend sa ata peshonin. Por Sulltani, tepër i inatosun, nuk pranoi, bile për inat ndaj tij, urdhnoi që të ripeshin për së gjalli pak nga pak, për t’i mundue e torturue edhe ma tepër, aq sa ky martirizim çnjerëzor vazhdoi për pesëmbëdhjetë ditë rresht, por ata qëndruen të patundun e të pamposhtun, deri sa ia dhanë shpirtin e tyne të shenjtë e të pastër, Shpëtimtarit tonë të Bekuemit Jezus Krishtit.

Nga ky lajm, i gjithë Epiri (Arbnia/Shqipnia) mbajti zi. Qytetet, fshatrat, malet e luginat, dukeshin sikur gjëmonin. Ushtria, oficerë e ushtarë, kishin lanë t’u rriteshin flokët e mjekrrat, dhe betoheshin se do të hakmerrëshin tmerrësisht.”

PUKA ndër vite/- DHIMITËR FRANGU – SKËNDERBEU (JETA DHE VEPRAT).

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close