Advertisements

Observatori Pellazg-Ilir, afër Kumanovës

Shkruan: Fahri Xharra

Sa më shumë po kalon koha ; sa ma shumë po i  afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh  se pse i gjithë ky mohim i vetvetes .  Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjtë natën se nuk duhet , mos i  numëroni yjet natën se nuk duhet ; kështu na thoshin. Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla ,bënim atë që na thoshin dhe i përkuleshim mosdijes, e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri.
Na janë fshehur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na fshehën. Prapë rreth rrethit  dhe në rrethin pa dalje , dhe prapë në frikën nga shpejtësia  e informimit, mësimit dhe vetëdijesimit. Terr!

Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA në vitin 2005 , i përcaktoi këto pesë vende , si trashëgimi botërore e vendeve nga ku është vrojtuar qielli mijëra vjet më herët:Abu Simbel ( Egjypt), Stonehenge ( Britani e Madhe), Angkor Vat ( Kambogja), Goseck (Gjermani) dhe … jo nuk e them  dot, se ne shqiptarët kemi nga  ata të cilët nuk e besojnë dhe nuk na lejojnë t`i besojmë . Vendi i pestë i botës  ku kishte observator, prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit ,edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino. ( Më vjen keq që unë nuk e di se si ajo bjeshkë quhet shqip).
Kush e thotë që Kokino ishte Ilire? por kjo është e vërtetë. Kemi pra të bëjmë me të parët tanë që kishin njohuri astrologjie, mjekësore, anije ndërtimtarie; i kishin qytetet e tyre, i kishin mbretëritë e tyre, i  farkonin monedhat  dhe shpatat.

Pse tani Kokino , kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi , me ulje të standardit jetësor  dhe me … me …? Por  ne duhet të dimë se kush ishim dhe si të tillë ta rrisim krenarinë tonë kombëtare e të mos biejmë pre  e mashtrimeve, vetëmohimeve dhe vet zhbërjes.

“Ishte viti 2001 , në udhën që mund të ecet vetëm këmbë  deri në maje të bjeshkës , afër fshatit Kokino , arkeologu Jovica Stanovski e zbuloi një vend arkeologjik që daton  që nga Koha e Bronzit . Vend zbulimi qe e ka një dimension hijerëndë është i gdhendur në dy nivele. “Ulëset “ prej guri e mbizotërojnë vendin dhe janë të pikëzuara drejtë lindjes.

A ishin ato vende ashtu të paprekura  nga dora e njeriut? Jo. Që nga vizita e pare vërehen gjurmët e ndërhyrjes së dorës së njeriut Çdo gjë është e rregulluar që ti përshtatët një observatori qiellor . Sipas koordinatave të Diellit si dhe nga  qeramika e gjetur është konstatuar që Observatori  daton që viti 1800 para Krishtit. (shumë kohë para Luftës së Trojës, 1180 BC ) .Ishim pra, ne aty. Të tanët ,punonin aty. Gropime t arkeologjike aty afër  apo aty në vend zbuluan material të çmuar fragmente qeramike , eshtra shtazësh ,peshore piramidale, fragmente të gurëve të bluarjes , dhe zoti e di çka tjetër që nuk tregohet.
Është vërtetuar se vendi i gjetur është përdorur për gjatë dy mijë vjetëve BC si Observator , me të cilën shihet kaluara e lartë e popullit, si dhe organizimi shoqëror i pellazgo-ilrëve të kohës .

Materialët e gjetura në platformën e epërme e që mund të barten tregojnë se ato i kishin edhe qëllimet tjera të përdorimit e që nuk dihet se pse.Por vet vendi dhe koncepti i vendit tregon se aty ishte edhe një Maje e Shenjt.
Shenjat e gjetura të gdhendura mbi gurë  i tregonin shënimet  e të gjitha pikave karakteristike të lëvizjes së Diellit dhe Hënës në horizontin Lindor. Observatori ishte stacionar ( i pa lëvizshëm)  nga i cili shënoheshin pozitat e diellit në dimër e verë. Lartësia e tij mbidetare ishte 1 013m . Banorët pellazg i përdorën shkëmbinjtë natyror vullkanik për të shënuar lëvizjet e trupave qiellor duke e bërë edhe kalendarin lunar ( të Hënës) .

Por vendi i zbuluar e kishte edhe rëndësinë e tij edhe si vend i ceremonive fetare të hershme historike. Sipas të gjitha gjasave ,në kohën më të rëndësishme të vitit në kohën e korrjeve “lidheshin” me Perëndinë e Diellit për falënderime dhe për shpresë për në korrje më të madhe në vitin tjetër . Ky mal dhe rreth malit janë quajtur “ Mali i Shenjt”.
Në regjionin Kumanovë-Kratovë janë gjetur mbi 10 tempuj , që i takojnë kulturës Kokino, duke shkuar prapa 40 shekuj. Janë gjetur vizatime mbi shkëmbinj e posaçërisht vizatimet e  shqiponjave. . Janë gjetur gjithashtu edhe figurina të njeriut dhe kafshëve. “ Kokino kultura” është një kulturë shumë e vjetër në tokat ilire.

Observatori Megalitik i Kokinos është në veri-lindje të MV-s afër kufirit me Serbinë ; afër fshatit Kokino në vijë – kufitare me fshatin Arbanasko. Në të tërë rajonin janë regjistruar vendet arkeologjike që datojnë nga koha e Neolitit duke mbajtur në vete vendbanime të rëndësishme , vende të shenjta  dhe ngjarje deri në 6000 vjet të vjetra.
Vendi ku është vrojtuar  pozita verore e diellit është e ruajtur mirë, vendi i vjeshtës dhe pranverës ka dëmtime të vogla  ,kurse aty ku është vërejtur pozita më e lartë në qiell gjatë dimrit ka dëmtime të mëdha.
Të gjitha këto dëmtime janë të mundura nga tërmetet që kanë dridhur tokën gjatë historisë. Edhe pozita qendrore e Observatorit është e ruajtur  dhe e shënuar mirë.
Nga Observatori Kokino, janë shikuar lëvizjet e yjeve :
Sipas Hyllvegut (kalendarit te vjetër shqiptar):

* 22, 23 dhe 24 dhjetor: Dielli ndalon zbritjen e tij në horizont, pra lind çdo ditë në të njëjtën pikë;

* 23 dhjetor: agjërim (futet një gur i vogël në gojë në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës agjërohet deri në mbrëmje. Mes

23 dhe 24 dhjetorit kalohet rreth e rrotull zjarrit, pastaj fillon te zgjatet dita;

* 24 dhjetor: ndizet buzmi në vatër, një cung (dru për ritual) i prerë enkas për këtë festë;

* Nata ne mes 24-25 dhjetorit: Festa e lashte e Buzmit, Sipas kalendarit shqiptar, festat tjera me radhe nga kjo date e ndjekin solsticin dimëror deri ne 6 janar…

Shqiptarëve të Kumanovës, shkoni në Kokino dhe përcjellni lëvizjen e yjeve, pra të “Arushës së Vogël” dhe e shihni që erdhëm në Mesdimer .

Levizjet e “Arushes së Vogël” rreth Yllit Polar ( Ylli i Mëngjesit ) sipas stinëve të vitit

/Fahri Xharra, Gjakovë//Proinformacion.com

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close