Ambasadori gjerman,Heldt:Procesi zgjedhor ka marrë shumë kohë

Demokracia në Veprim (DnV) ka mbajtur sot tryezën me temën “Procesi zgjedhor 2019: Mësimet e mësuara dhe rruga përpara”, ku është publikuar raporti përfundimtar i vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit dhe raporti i monitorimit të mediave gjatë fushatës elektorale të këtyre zgjedhjeve.

Në këtë tryezë janë diskutuar të gjeturat kryesore dhe rekomandimet që dalin nga këto raporte, si dhe është theksuar domosdoshmëria e përmbylljes së procesit të reformës zgjedhore, si parakusht për tejkalimin e sfidave të evidentuara në këto zgjedhje.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili tha se procesi zgjedhor ka qenë mirë i organizuar, edhe pse sipas tij ka hapësirë për përmirësime.

Heldt ka pohuar se procesi zgjedhor ka marrë shumë kohë dhe vendin e presin shumë detyra.

Ambasadori gjerman ka falënderuar vullnetarët dhe të gjitha OJQ-të që kanë monitoruar ditën e zgjedhjeve.

“Dëshira ime do të ishte që ne nga komiteti ndërkombëtar që tashmë Kuvendi i ardhshëm të angazhohet brenda këtyre rekomandimeve. Ka shumë detyra që na presin. Dita e zgjedhjeve ka qenë mjaft ditë e mirë për Kosovën”, ka thënë Heldt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close