Kaq,milionë euro është shuma e shpenzuar nga partitë për fushatën e zgjedhjeve të fundit

Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë janë zhvilluar në frymën demokratike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Por krahas saj, subjektet politike në pushtet, pa dallim ndërmjet nivelit qendror dhe lokal kanë keqpërdorur resurset publike për qëllime të fushatës zgjedhore dhe se në gjithsej 787 aktivitete të monitoruara janë shpenzuar rreth 3,6 milionë euro nga partitë politike.

Përveç LDK-së, të gjitha partitë e tjera kanë respektuar tavanin e shpenzimeve për fushatë zgjedhore.

Në gjithsej 787 aktivitete të monitoruara janë shpenzuar rreth 3,6 milionë euro.

Këto të dhëna u bën publike në konferencën e Demokracisë në Veprim mbi procesin zgjedhor të vitit 2019.

Sipas DNV-së, KQZ-së iu janë dashur rreth 53 ditë për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve.

Teksa u bën publike edhe numri i aktiviteteve zgjedhore nga partitë politike, ku prinë PDK me mbi 200 sosh, e po ashtu disa statistika të tjera rreth procesit zgjedhor.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu tha se procesi zgjedhor ka qenë nën frymën demokratike, transmeton gazeta express.

Ndërsa, ambasadori gjerman, Christian Held duke vlerësuar të mirë procesin zgjedhor të 6 tetorit kërkoi mes tjerash edhe reformë zgjedhore për t’iu shmangur vonesave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close