Advertisements

Albin Kurti (LVV) ka takuar ambasadorin britanik Abbott

Në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot zhvilloi një takim me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott.

Aty u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tyre me qeverisjen tonë të re.

U bisedua edhe për procesin e formimit të koalicionit qeverisës dhe sfidat e mbetura drejt seancës konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor 2019.

Kurti tha se si kryeministër i ardhshëm është i interesuar për të bashkëpunuar me qeverinë e re britanike të dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit e që do të udhëhiqet nga kryeministri i ri Boris Johnson.

Me këtë rast, Kurti përkujtoi një pjesë domethënëse të fjalimit të Boris Johnson, asokohe Ministër i Punëve të Jashtme, mbajtur në Kuvendin e Kosovës, më 10 nëntor 2016: “Duhet të jetë e pakundërshtueshme të thuash që të gjithë ata që janë fajtorë për krime lufte, nga të gjitha anët, duhet të burgosen. Unë do të them të njëjtën gjë në Beograd, dhe në të gjithë Ballkanin. (…) Dua të shfrytëzoj këtë rast për të ngushëlluar familjen dhe miqtë e Astrit Deharit, i cili së fundi vdiq në paraburgim. Unë miratoj thirrjet e bëra nga të gjitha palët për një hetim transparent mbi vdekjen e tij”

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close