Advertisements

Eurodeputetja,Fajon deklarohet rreth heqjes së vizave

Eurodeputetja dhe Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka ripërsëritur edhe një herë se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizur lirshëm, duke shtuar se nuk ka ndonjë zhvillim tjetër sa i përket kësaj, por se pret shumë nga Këshilli i Ministrave vitin tjetër.

Fajon në një përgjigje për Gazetën Metro ka thënë se pavarësisht se Kosova i ka përmbushur kriteret, dhe kjo është konfirmuar edhe nga Komisioni Europian, nuk ka pasur ndonjë zhvillim në këtë çështje.

“Fatkeqësisht nuk ka ndonjë zhvillim në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni Europian konfirmoi përmbushjen e kritereve, dhe Parlamenti Europian e ka aprovuar mandatin e tij të negociatave, përsëri në shtator pas zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

Mirëpo, Eurodeputetja theksoi  se pret që njëjtë si Komisioni Europian dhe Parlamenti, të veprojë edhe Këshilli i Ministrave, dhe që ky proces të ecë tutje.

“Sidoqoftë, ne presim që të njëjtën si KE dhe PE, ta bëjë edhe Këshilli i Ministrave. Por, presim që të ketë zhvillime sa i përket kësaj çështje”, tha Fajon për Metron.

Fajon u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të punojnë ngushtë me ato të BE’së, dhe të ecin në një vijë të njëjtë, në mënyrë që të bëhet progres në çështjen e heqjes së vizave.

Kujtojmë se kosovarët tashmë 10 vite janë në pritje që të lëvizin lirshëm në vendet e Zonës Shengen, sidoqoftë, Qeveritë e njëpasnjëshme të kësaj dekade dështuan t’i bindin plotësisht vendet e BE’së se  i kanë plotësuar të gjitha kriteret.

Pavarësisht këtyre dështimeve, liderët e vendit vazhdimisht premtuan se vizat do të hiqen, për periudha të caktuara, por kjo edhe siç dihet nuk ndodhi.

Madje, ka qenë Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ai i cili disa herë gjatë vitit 2019 premtoi qytetarët e Kosovës se do të lëvizin lirshëm, ndërsa, njëjtë bëri edhe rreth dy ditë më parë, kur tha se në fund të shkurtit, ose fillim të marsit, ky proces do të përfundojë.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close