Isa Mustafa: Nëse s`ka koalicion me Vetëvendosjen, LDK-ja shkon në opozitë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë  se nëse nuk ka kalicion me Lëvizjen Vetëvendosje Plani B është që LDK-ja të shkojë në opozitë.

Të mërkurën LDK-ja ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, kurse Mustafa pas mbledhjes ka folur për media.

“Plani B i yni është që të shkojmë në opozitë. Nëse e bëjmë qeverinë me Vetëvendosjen e bëjmë. Nëse nuk e bëjmë atëherë nuk pranojmë asnjë mandate nga presidenti dhe asnjë marrëveshje me subjektet e tjera. Edhe opozita është çështje e ndershme, edhe aty kontribuohet”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se deri më tash nuk ka parë vullnet nga Lëvizja Vetëvendosje për të dalur nga kriza dhe se çështja e pozitës së presidentit nuk është çështje që duhet të bllokojë.

“Çështja e presidentit duhet të diskutohet, është prej pozitave që do të sfidohemi. Nuk është një çështje që duhet të na bllokojë. Është çështje e zotimit, por jo çështje që do të ndodhë sot. Unë nuk shoh asnjë pengesë që Vetëvendosje të pranojë ta japë atë zotim që LDK-ja ta japë atë kandidat, ashtu si LDK-ja që ka besim për kryeministrin e Vetëvendosjes”, ka thënë Mustafa.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close