Kisha e Shën Premtes me afresket e saj unikale në Balldren

ATSH/ Restaurohet kisha e Shën Premtes në Balldren të Lezhës. Kisha është shpallur monument kulture i kategorisë I në vitin 1981, tashmë ajo është një tjetër destinacion për të gjithë turistët.

Kisha e Shën Premtes daton në shekujt XII-XIII dhe është e ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Ruhet e plotë me të gjitha elementet përbërëse arkitektonike me planimetri në formë drejtkëndore. Afresket ruajnë vlera me rëndësi jo vetëm rreth cilësisë së realizimit të tyre, por edhe për historinë e zhvillimit të saj në faza të ndryshme.

Kisha ndodhet në fshatin Balldren, 5 km nga qyteti i Lezhës dhe 300 metra nga superstrada Balldren – Shkodër.

Afresket e gjendura në këtë kishë janë unikale. Është e vetmja kishë në vend që ka qartësisht “Darkën e fundit” të Jezu Krishtit tek apsida, më shumë se 200 vjet para se ta pikturonte Da Vinçi, çka i jep kësaj kishe vlera të pakrahasueshme.

Me të njëjtin lloj harku janë edhe dyert e dritaret origjinale, një pjesë e të cilave janë të murosura. Nga gërmimet e viteve 1985-86 në pjesën jugore të kishës janë evidentuar mure dhe një apsidë, vazhdim i ekzistueses, duke përcaktuar në këtë mënyrë se forma planimetrike origjinale ka qenë e përbërë në dy anijata dhe dy apsida.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close