Koalicioni me Vetëvendosjen i sjell LDK-së përplasjen në mes Lutfi Hazirit dhe Fatmir Rexhepit!

Mediat njoftojnë se kanë filluar xixat kundërshtuese përbrenda LDK-së e që lidhet me koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje,që solli edhe përplasjet e para gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike në mes të dy figurave të kësaj partie nga ana e Gjilanit,Lutfi Hazirit dhe Fatmir Rexhepit.

Burime të Gazeta Blic brenda mbledhjes, kanë bërë të ditur se ish-kryetari i Gjilanit, Fatmir Rexhepi dhe kryetari aktual i kësaj komune, Lutfi Haziri, nuk janë pajtuar në mendime për koalicion me partinë e Albin Kurtit.Gjithë ngjarja kishte filluar në momentin kur Fatmir Rexhepi, ka marrë fjalën në mbledhje, duke thënë se mbi 90% e votuesve të LDK-së, e dëshirojnë koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas të njejtave burimeve, ky deklarim i Rexhepit, ka ngjallur reagime të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili nuk është pajtuar me konstatimin e Rexhepit. Haziri e ka kundërshtuar deputetin Rexhepi, duke i thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se sipas tij, elektorati i LDK-së, nuk është shumicë që e përkrahin një koalicion me VV-në.Gazeta Blic, ka kontaktuar me deputetin, Fatmir Rexhepi, i cili e ka pranuar atë që ka ndodhur sot brenda Këshillit të Përgjithshëm, por që nuk ka dashur të jap emra konkretë./Proinformacion.com/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close