Shpifjet dhe gënjeshtrat e një drejtori

Është për t’u habitur se si partia në pushtet, pas një cirku që bëri në mbledhjen e Kuvendit të fundit komunal të Gjilanit, me rastin e ftesës së opozitës për të shqyrtuar çështjen e lokacionit të varrezave të qytetit, një drejtor i kësaj qeverie pretendon që shpifjet e tij t’i shpërndaj përmes rrjeteve sociale, duke u munduar kështu t’ua “shes” edhe qytetarëve.

Nën moton “përsërite gënjeshtrën sa më shumë se mbase dikush mund ta marrë si të vërtetë”. Është ky drejtori i Shërbimeve Publike- Naser Korça, por që më shumë i shkon të jetë drejtor i gënjeshtrave publike. Për fat të keq, portale e mjete të informimit nganjëherë u lënë hapësirë botimi edhe dezinformatave të tilla. Kështu ky lloj drejtori pasi u mundua të mashtroj Kuvendin e anëtarët e tij, po mundohet ta trumbetoj, shpifjen e gënjeshtrën edhe më gjerë. Këtë e bëri edhe sot publikisht, ku gjoja prezantoi (mos)punën e tij: Ne tashmë disa herë kemi parë dhe dëshmuar në kuvend raportet plagjiate të tij.

Për hir të së vërtetës, përpos asaj që kam thënë në kuvend, po u ofroj qytetarëve edhe këto informata e fakte. E para dhe më rëndësishmja; nisma për çështjen e varrezave nuk ka qenë nga Vetëvendosja por nga PDK-ja dhe ne i jemi bashkangjitur, në të dy rastet, dhe jo vetëm ne, por pjesëtarë të tjerë të kuvendit të opozitës por edhe anëtarë të pavarur të kuvendit, për shkak se mendojmë se kanë të drejtë dhe të gjitha faktet shumë shpejt do të mund vërtetojnë edhe vet qytetarët. E dyta; Por natyrisht kjo i dhemb drejtorit nga Zabelit, që punon me operator nga Zabeli vepron në prona publike të Zabelit, sikur të ishin të tij, e përpiqet t’ua mbyll sytë qytetarëve por edhe anëtarëve të kuvendit, por do ta ketë të kotë. Besoj shumë se qytetarët kanë pasur rast të kenë punë me të dhe “korrektësinë” e tij dhe shumë herë kanë treguar për këtë. Që nga ky moment unë pres nga i apostrofuar 24 orë, që ai të kërkoj falje publike, në kundërtën do të ballafaqohet me mua në gjyq.//Nevzad Isufi

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close