Advertisements

Afërdita dhe dashnori i saj Faethoni (Mitologji)

Fundi i Faethon-it që ishte dashnor i perëndeshës Afërdita dhe bir i Diellit. I riu i guximshëm luajti me zjarrin dhe humbi. Dielli ishte një hyjni e personalizuar e bazuar në mitologji dhe Homeri besonte se ishte titan Hyperion. Sipas një versioni, Dielli që ngiste karrocën e tij të zjarrtë në qiell, i dha frerët e kuajve që po e zvarritnin, birit të tij, Faethon. Sidoqoftë, Faethon nuk doli i denjë i pritshmërive dhe gjeti fund tragjik. I mbrojturii i perëndeshës Afërdita. Fillimisht, u quajt “Faethon” ylli që gjendej më afër me Afërditën. Në Lindje, ky ishte planeti i perëndeshës së dashurisë, kjo është arsyeja pse quhet Afërdita deri më sot. Nga të lashtët, admirohej gjithashtu si yll i natës dhe agimit, si Esperos dhe Fosforos ose Efsforos, sikur të ishin dy yje të ndryshëm, të bukur. Historia e Faethon u përket atyre të dashurve të perëndeshës të madhe të dashurisë.

Afërdita kishte të dashur Faethon, bir i Eusit dhe Kefalou. Gjendej në lulëzimin e rinisë së tij, gati një djalë i vogël kur e rrëmbeu perëndesha. Me mbrojtjen e Afërditës u bë kujdestar i shenjtërores së saj më të rëndësishme dhe ajo e ngriti në rangun e perëndisë, krijesë hyjnore ose Demon, e cila korrespondon me atë lloj pavdekësie që zotëronte edhe Adonis. Faethon mori karron e babait të tij, por ra në boshllëk. I riu i patrembur mbivlerësoi fuqitë e tij. Në rrëfimet, ku nuk ishte babai i tij Kefali, por Dielli, Faethon kishte një nënë dhe një njerk, të cilët e lidhnin me botën e njerëzve të vdekshëm dhe të vdekurve. Në një rrëfenjë nëna e tij quhej Klymeni dhe kishte bashkëshort, Meropa, i cila ishte njerku i djalit të saj. Meropas sundoi në një vend ku perëndia e diellit e donte veçanërisht Etiopia. Emri Klymeni ishte e perëndeshës së të vdekurve, Persefoni. Në fakt, Klymeni u fundos herët në mbretërinë e të vdekurve. Historia e Feethont, birit të Diellit dhe Klymeni, pretendon se si perëndi i ri Diell, u ngjit në një nga karrot e babait të tij një mëngjes. Faethon mbivlerësoi fuqitë e tij, nuk ishte në gjendje të ngasë karron dhe i tmerrua lëshoi frerët.

Ishte fillimi i fundit. Kuaj ishin të lirë, vraponin kudo që donin. Njëherë zbrisnin poshtë, duke bërë që Toka të merrte zjarr, njëherë ngjiteshin lart dhe atëherë merrte zjarr qielli. I riu në një moment ra në boshllëk dhe u humb. Sipas një versioni tjetër, Zeusi goditi Faethon me një vetëtimë për t’i dhënë fund zjarrit që shkaktoi dhe shkatërroi tërë Tokën.Varianti tjetër është se Faethon ngau karron e tij shumë afër Tokës duke shkaktuar një zjarr kaq të madh sa që vetëm me një përmbytje mund të shuhej. Për këtë arsye, Zeusit iu desh ta godiste. Ngriti dorën e djathtë dhe me një vetëtimë, shuajti menjëherë zjarrin në të gjithë Tokën. Pastaj hodhi një rrufe, goditi Faethon dhe shkatërroi karron e tij. Djali i diellit u hodh përpjetë si një yll pesëcepësh dhe me flokët e tij të digjen, ra në lumin Eridanos në cepin e botës. Fundi i historisë dhe origjina mitologjike e qelibarit. Në kohët e lashta, Eridanos identifikohej me lumin Pados. Vajzat e Diellit vajtuan vëllanë e tyre në lumë. Nga lotët e tyre doli qelibari. Ato u shndërruan në plepa. Përfundimisht të gjitha u ngjitën së bashku me Eridanos, si yje. Fundi i historisë origjinale vjen nga një tregim kretan. Në Kretë, karrocieri i pafat i karros së Diellit quhej Atymnos ose Atimnios. Ishte vëlla i Europës dhe e shihin vetëm kur binte muzgu. Ylli i rënë i agimit rishfaqej si yll i mbrëjes dhe ishte shërbëtori i tempullit të Afërditës në qiellin e mbrëmjes. K.E/Kalendari Enciklopedik Shqiptar/

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close