Advertisements

Recensioni i “Leksikonit enciklopedik” nga Akademia shqiptare-amerikane e shkencave dhe arteve në SHBA

Recensent:Prof.Dr.Nijazi Halili

Shkrimtari, publicisti, hulumtuesi shkencor, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkence dhe Arte, Drejtor në Marrëdhënie me Publikun, Prof.Dr.Flori Bruqi,PhD, kësaj radhe na paraqitet me një libër fjalor enciklopedik shumë interesant si rezultat i hulumtueseve shkencor të kësaj akademie në fushat e tyre të thella për shkencën dhe artin.

Në këtë libër, që mban titullin “LEKSIKONI ENCIKLOPEDIK “ i ndarë në disa kapituj.

Sipas autori ky leksikon enciklopedik  ka një vlerë të veçantë për kohën kur të  botohet dhe t’iu epet në dorë lexuesit, të cilët kanë mundësi t’i thellojnë  njohuritë e tyre në shumë aspekte për çështjen tonë kombëtare.

Leksikoni Enciklopedik i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA është një vepër kapitale që trajton artet në të gjitha hapësirat shqiptare  në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.

Bashkëpunëtoret e kësaj vepre kapitale  janë nga të gjitha trevat ku në ketë leksikon enciklopedik kanë punuar studiues nga të gjitha trevat shqiptare, siç janë Skender Kodra, Agron Fico, Adem Harxhi, Arjan Hamiti,Asllan Qyqalla, Bedri Tahiri, Dibran Fylli, Eshref Ymeri, Flori Bruqi, Fritz Radovani, Fatos Daci, Hakif Bajrami, Isuf (Isuf) Dedushaj, Jahja Mustafë Lluka, Kujtim Mateli, Migena Arllati, Mixhait Reçi, Namik Muhedin Shehu, Nehat Jahiu, Nijazi Halili, Naim Salih Kelmendi, Ndue Hila, Petraq Risto, Sulejman Abazi (Neshaj), Shyqiri Bytyqi, Vilhelme Vrana Haxhiraj, Gjin Kol Musa, Zef Mulaj,Isak Shema,Salih Kelmend, të cilët përbëjnë bordin që ndjek ecurinë. Pjesa dërrmuese e punimeve është hartuar nga ky bord, por janë afruar edhe shumë e shumë studiues të tjerë të njohur për zërat e ndryshme të arteve.

Sipas autorit Prof.Dr.Flori Bruqi, ky leksikon enciklopedik  është i para i këtij lloji në hapësirën shqipfolëse. Ky është një projekt ambicioz në siglën e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, ku dihet se Shqipëria ende nuk e  ka fjalor enciklopedik të kësaj natyre. Kishte një fjalor të hershëm enciklopedik, e  tani ka dalë në botim fjalori i ri vetëm me dy vëllime, pritet i treti, ndërsa leksikoni Enciklopedik  i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA do të ketë disa vëllime.

Fjalori enciklopedik i autorit Prof.Dr.Flori Bruqi,PhD  në siglën e  Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA ,tani është dorëzuar për botim, është leksikon enciklopedik  i cili përfshinë kontributin e shumë shkencëtarëve në fushat e tyre.

Leksikoni Enciklopedia ka  si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij.

Sipas autorit jepet një përshkrim për figurat më të shquara të shkencës dhe Artit  nga Akademia e Shqiptare –Amerikane e Shkencave dhe Arteve .

Botimi është një produkt i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, mendohet se mbart vlerësimin e mundshëm më të drejtë, nga  vlerësimet  që mund të jepen nga studiuesit  që punojnë në mënyrë individuale. Fjalori  Enciklopedik  ka një bord, emrat më të shquar në fushat e tyre, e kësisoj mendoj se ka dhe një lloj objektiviteti. 

Duke qenë se janë studiues që njohin mirë lëmit e veta, vetvetiu ata do të dinë si ta vendosin e t’i japin vendin e duhur çdo zëri të veçantë. Sipas autorit të kësaj vepre madhore nuk do të jenë të përfshirë vetëm studiues e tanishëm në ketë projekt por do të përfshihen, edhe studiues post mortum të cilët kanë lënë gjurmë në shkencë dhe Art.

Studiuesit janë përfshirë nga të gjitha fushat siç janë artet figurative, shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë  nga të gjitha trevat shqipfolëse, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, nga Kosova dhe Amerika. Por peshën kryesore do ta mbetet tek vetë autori.

Mendoj që në këtë fjalor enciklopedik autori ka bërë një sistemim të plotë, të ngjeshur të vlerave që ka krijuar arti shqiptar në shekuj, të emrave dhe them se do të jetë një kontribut i pakontestuar.

Si për shembull kontribuues të shquar të këtij leksikoni enciklopedik janë shumë akademikë të spikatur të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve. Ne nuk do të bëjmë plotësisht historinë. Ky fjalor enciklopedik do të jetë tejet i përmbledhur, e konciz.


Por nuk do të lejojmë  pa e  përmendur dhe përfshirë në ketë vepër kapitale  edhe institucionet e artit, muzikës, teatrit, galeritë  që janë pjesë përbërëse e artit.

Sipas autorit Prof.Dr.Flori Bruqi, çdokush do të ndjekë fushën e tij me impenjim maksimal. Synimi i autorit ishte që ta plotësojmë ketë leksion  enciklopedik  deri ditën e fundit. Patëm një të dhënë të re, ne do ta përfshijmë në leksikoni e  enciklopedisë.

Ashtu edhe ne, siç shprehet autori  kemi qenë ky popull, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet përfshihen në ketë vepër kapitale.

Më i vështirë ishte aspekti historik, pasi që kemi përfshirë një numër të madh të autorëve  apo shkencëtarëve  post mortum të cilët tani nuk gjenden në mesin tonë, e që  kishin kontribuar në fushën e shkencës dhe artit për vite të tera, andaj ata do të zënë vend të merituar në ketë vepër kapitale të autorit Prof.Dr.Flori Bruqit.

Në ketë  rast autori ka një lloj përgjegjësie sepse vepër  është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh duke bërë seleksionim deri në pikën përfundimtare për secilin krijues.

Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik do të shfrytëzohen sigurisht me një përpjekje  dhe saktësi duke i përfshirë në ketë vepër.

 Çfarë janë botime për artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.

Sipas autorit fjalori enciklopedik  i ka kaluar të gjitha fazat dhe atë përfundimtare dhe është dërguar për botim megjithëse behet fjale për një vepër me rendësi kombëtare.  As imediat qofshin ato te shtypit qofshin radio apo tv nuk informojnë apo nuk japin informacione të mjaftueshme  për këtë dem kombëtar qe i behet kulturës shqiptare, andaj kjo vepër e autorit Flori Bruqi, do të përfshijë informacione të mjaftueshme që do ti shërbejnë gjeneratave të reja si pikë reference për studime dhe hulumtime shkencore.

 Në ketë fjalor enciklopedik, politika nuk do të ketë vend dhe hapësirë për të vepruar, andaj  kjo vepër kapitale është e begatuar dhe do mbetet shembull për gjeneratat e ardhshme se si duhet punuar dhe vepruar gjithnjë në interes të dijes dhe shkencë, pasi që një fjalor i kësaj natyre i ka munguar trojeve shqiptare me vite.

Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexoni  dhe studioni  këtë vepër kapitae, për dhembjen tonë, të autorit dhe të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni…

Prishtinë, 9.12.2019

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close