SKIRTONËT, PIRUSTO-ILIRË TË DJESHËM JANË PUKJANËT E SOTËM

Kush e thotë këtë?

Këtë e thonë historianë, gjuhëtarë, albanologë, relatorë, priftërinj, harta e dokumente të vjetra e të lashta.

Jo më kot, shpesh herë i mëshojmë faktit se: Çdo dokument, hartë, relacion kishtar, studim, e madje-madje edhe gojëdhënë përreth historisë së Pukës, është në përputhshmëri TË PLOTË me njëra tjetren.

Historianët, studiuesit, intelektualët dhe të apasionuarit pukjanë, duhet të mos reshtin së hulumtuari për historinë e kësaj krahinë të lashtë të së bekuarës, ILIRI.

A e mori emrin populli shqiptar nga ky fis ilir?

Skirtones – Schirtari – Shkiptari – Shqiptarët.

Në një botim në revistën prestigjoze italiane “Revista e shkencave, letërsisë dhe arteve për Siçilinë”, Vol 51. në Palermo, në vitin e largët 1835, teksa shkruhet për fiset ilire, thuhet se:

…”Ai, Tukiditi (historian i lashtë grek), na shpjegon/mëson në një farë mënyrë (shtjellimin) emrin e Shqiptarëve, të cilëve ai u jep atë të Skirtonëve, fisi i të cilëve pozicionohej (shtrihej) në kufijtë e Maqedonisë dhe në anën e Labeatëve, e një liqeni që ai nuk e emëron”.

(Duhet të jetë fjala për liqenin e Shkodrës. • Shënim i yni, bazuar nga hartat e vjetra).

**Shiko hartën, ka një saktësi të plotë me shkrimin, teksa u referohet fisit të Skirtonëve, pasi kufijtë e Maqedonisë së Lashtë vinin deri në afërsi të Pukës se sotme.

Ajo çfarë thuhet më sipër në revistën shkencore është tepër e besueshme pasi në shumë harta fisi Skirtonët del edhe si Schirtari. Pra Shkirtari? Shkiptari? Shkipnî?
Pukjanët e vjetër Shqipërisë i thonin Shkipnî ose Shkypnî, pra zëvëndësonin shkronjën “Q” me “K”.

Shkrimi vazhdon më tej duke thënë se:

“Tukiditi, në vëllimin e I, pasi ka folur për shqiptarët “degli Albanesi”, emëron SKIRTONËT (gli Skirtones), fjalë e cila mund të përkthehet me fjalën KAPËRCYES, fjalë e cila rrëfen në mënyrë përfekte aftësinë dhe gadishmërinë e këtij populli malesh, që turqit i quajnë “dhí/cjepër malesh”.

Nga këto shkrime gjithçka bëhet interesante, pasi “capra” në italisht përkthehet dhí/cjap.
“Capricorn” është anglisht fjala për shenjën e zodiakut, “Bricjapin”.

Capricorn (Kaprikorn/Kapërkorn) me Kapërcyes tingëllojnë tmerrësisht ngjashëm.
E ç’është e vërteta, kecat, cjepërit e dhitë njihen për kapërcyese të mira në terrene të thyera malore.

Britë e cjapit apo të dhisë, ne shqiptarët i kemi trashëguar si simbol ndër mijëvjeçare.
Zeusi – Leka i Madh – Pirro i Epirit – Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Amalthia apo Dhia e Amël ishte sipas legjendes dhia që ushqeu Zeusin.

Tukiditi, i cili lindi në vitin 460 para Krishtit e vdiq në vitin 400 para Krishtit (60 vjeç) la këto shkrime dhe rrëfime për popullin që banonte krahinën e Pukës në kohën e Ilirisë.

Rreth 2000 vite më vonë, kemi përsëri një rrëfim të ngjashëm për popullin pukjan nga Ipeshkv Frang Bardhi. Pikërisht në vitin 1637.

Frang Bardhi gjatë vizitës së gjatë të tij në Dukagjin (Pukë) do të shprehej:

“…Me qenë se vendet ku banojnë këta i kanë shumë të thella e shumë të ashpra, kështu edhe ata janë shumë të fortë prej natyre, e shumë të shpejtë! Fluturojnë nëpër male sikur të ishin kaproj, e durojnë urinë, etjen, të ftohtit, të nxehtit e të gjitha vuajtjet.

Nën zotërimin e turkut në Evropë nuk gjenden as nuk janë burra si këta që kaq trazim dhe kaq rrënim t’u kenë sjellë turqve sa këta popuj Dukagjinit (siç quhej Puka në atë kohë) dhe prandaj besohet së në Evropë nuk mund të gjenden burra armësh më të mirë se këta kundër turkut, sepse 100 kësish (të tillë) vlejnë 1000 turq dhe jo fshehtas ose për së largu me zjarr, por ballë për ballë dhe shpatë për shpatë një i vetëm shkon me guxim e futet në mesin e 15-20 vetave! Gjâ që po t’mos e kesh pa me sytë e tu të duket e pamundun!”

– Frang Bardhi • Relacioni mbi Iballen / 1637.

Pikërisht krahasimi ndryshe nga Tukiditi, e bën edhe më të bukur, origjinal e të besueshëm përshkrimin e Frang Bardhit kundrejt pukasve.
Zakonisht historianët, rrëfyesit, etj., të mëvonshëm, në përgjithësi ata që shkruajnë, kanë tendencë që të bazohen tek historianët më të lashtë duke u marrë shprehje dhe kopjuar mënyrën e të shprehurit.
Kjo nuk ndodh në këtë rast me Frang Bardhin.
Pra, kjo tregon se ai ndoshta nuk kishte dijeni për një përshkrim të ngjashëm bërë nga Tukiditi 2000 vite më parë, por, e bëri këtë përshkrim me fjalët e tija duke u bazuar në veçoritë e popullit vendas (dukagjinas/pukjan), pra duke u bazuar në ato çfarë ai pa.
Por edhe krahasimi që bën Frang Bardhi, (me fjalën kaproj) në gjenezë ka kuptimin e diçkaje që “Kapër-cen”… “Kapr-oj”, Capricorn…

Skirtonët ishin gjak e fis Pirust, por që me zmadhimin e tyre, mori emrin e përveçem si fis.

•Skirtonët sipas arkeologut Wilkes.

Skirtonët ishin një fis ilir. Skirtonët ishin gjak 100% i fisit të Pirustëve.

Sipas Wilkes, J. J. tek vepra “The Illyrians” emri i këtij fisi do të thotë “Të Vetëtimëshmit”, “Të Shpejtët” dhe ai shton se lidhet pikërisht me malet e larta të vendit të cilët ata jetojnë.

(Pra, tashmë bëhen tre rrëfime të njëjta për të njëjtën popullsi nga tre autorë të ndryshëm).

Fisi Skirtonët kishte 72 dekrete!
Çfarë ishin dekretet?
Në Romën e Lashtë, një dekret (Decuriae) ishte njësi matëse që shërbente për të numëruar njerëzit vendas/autoktonë. Një dekret (Latinisht decuria) ishte një grup prej dhjetë personash, që shkonin nën një shef, ose komandant, të quajtur “dekurio”. (Ndoshta mund ta paralelizojmë me një bajraktar të kohës së mëvonëshme).

Pra, ky fis, sipas të dhënave historike, përmbante të paktën 720 luftëtarë.

Qyteti kryesor i këtij fisi sipas historianëve dhe hartave, është pikërisht (Eiminacium) Crevenus që historianët po ashtu, e identifikojnë me Va Spasin e Pukës, buzë Drinit.
Duhet përmendur se edhe ne Trun, pak km më larg ka një kala prehistorike të pakten e periudhës së Neolitit.

Ref: Wilkes, J. J. “Ilirët”.

Së fundmi, harta, e cila padyshim që përputhet me gjithçka që historiani i lashtë grek, Tukiditi dhe revista prestigjoze shkencore italiane shkruajnë.

Skirtonët në anën e majtë të lumit Drin.

Për skeptikët, normalisht, kemi sjellë dy harta të ndryshme por që në themel dëshmojnë të njëjtën gjë. Pa shtrembërime, pa cungime, pa rrena.

Skirtonët vëndosen pikërisht aty, në lindje të liqenit të Shkodrës, në anën e majtë të Drinit, Puka e sotme, në kufi me mbretërinë e Maqedonisë së lashtë.

PUKA, KRAHINË E LASHTË ILIRE!

Përgatiti: PUKA NDËR VITE.//PUKA ndër vite

Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close