Advertisements

2 Dhjetor 1804 – Napoleon Bonaparte kurorëzohet Perandor i Francës

Editor

Në katedralen Notre Dame në Paris, Papa Piu VII, kurorëzon Napoleon Bonaparte si perandor. I lindur në Korsikë, një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë në histori, i ngjiti shpejt shkallët e karrierës në radhët e Ushtrisë Revolucionare Franceze në fund të viteve 1790. Pasi u bë konsulli i parë në shkurtin e vitit 1800, ai riorganizoi ushtritë e tij dhe mposhti Austrinë.

Në vitin 1802, krijoi Kodin Napoleonik, një sistem të ri të ligjeve franceze, dhe në vitin 1804 themeloi perandorinë franceze. Në vitina 1807, perandoria e Napoleonit shtrihej nga lumi Elba në veri, deri në jugun e Italisë, dhe nga Pirejentë deri në bregdetin dalmat në Kroaci. Në fillim

të vitit 1812, Napoleoni filloi të përballet me humbjet e para të rëndësishme të karrierës së tij ushtarake, duke nisur nga fushata katastrofike ushtarake kundër Rusisë, duke humbur Spanjën, dhe u mposhtur përballë një forcë aleate në vitin 1814.

Pasi qëndroi i internuar në ishullin e Elbës për pak muaj, rrikthehet në Francë në fillim të vitit 1815, dhe ngre një ushtri të re të madhe, e cila pati sukses të përkohshëm përpara disfatës së tij përfundimtare në Vaterlo më 18 qershor 1815. Napoleoni internohet sërish, këtë herë në ishullin e Shën Helenës në brigjet e Afrikës, ku jetoi në arrest shtëpiak deri në majin e vitit 1821, kur edhe vdiq në moshën 51-vjeçare nga kanceri në stomak. Edhe pse ka historianë që mbështesin variantin e helmimit me arsenik nga britanikët.

//Kalendari Enciklopedik Shqiptar

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, është e gatshme për mirëmbajtjen e rrugëve në Kosovë për sezonin dimëror.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Fillojetë Konjuhi, tha se edhe pse kontraktimi i kompanive është bërë që nga 15 nëntori, deri më tani është intervenuar vetëm në rrugën që shpie drejt maleve të Sharrit. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit i ka […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close