Advertisements

Ministri i jashtëm rus,Lavrov e shpallë të “paaftë” Bashkimin Europian për të zgjidhur çështjen e Kosovës!

Shqipëria dhe Kosova,trojet shqiptare në tërësi deri më tani kanë qenë pengesa e pakalueshme për ambicjet ruse në Ballkan.Por me sa duket Rusia kohëve të fundit po tenton që edhe këtu të vë dorën e ndyer.

hibride dhe propaganda anti perëndimore ka vazhduar nën petkun e kinse dështimit të perëndimit në Kosovë!!
“Bashkimi Evropian ka dështuar, ajo ka treguar një paaftësi për të zgjidhur çështjen e Kosovës”, ka thënë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Lavrov për mediat Serbe ka shpallur të “vdekur “edhe dialogun Beograd-Prishtinë në Bruksel ,për të shtuar “asnjë përparim nuk është parë për një kohë të gjatë.”

“Aktualisht, nga këndvështrimi ynë, nuk ka asnjë parakusht për të shtuar një dinamikë të re në rregullimin e çështjes së Kosovës. Kaosi pas zgjedhjeve dhe lufta për pushtet vazhdojnë në Kosovë. Potenciali ndërmjetësues i BE-së është zhvlerësuar në thelb”, thotë Lavrov.

I pyetur se cila është pengesa kryesore, ai përgjigjet se, “me sa duket, BE-ja nuk është ende në gjendje të ushtrojë ndikim mbi shqiptarët e Kosovës, në mënyrë që ata të detyrohen për të përdorur një qasje të arsyeshme konstruktive për negociatat me Serbinë.”

I pyetur se si Moska sheh zgjidhjen e nyjes së Kosovës, Ministri i Jashtëm rus thotë se “Rusia është e përkushtuar të arrihet një zgjidhje e zbatueshme dhe e pranueshme reciprokisht për palët, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.

Ai shtoi se zgjidhja duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit sepse ka të bëjë me sigurimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.Lavrov tha se Rusia do të pajtohej vetëm me një vendim që do të kënaqte edhe serbët.

/Përgatitur nga Proinformacion.com/

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close